KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e huasë me BERZH-in për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit
Rajon

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen e huasë me BERZH-in për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit

Kosova News
Kosova News 19:47 -26/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nënshkroi sot në Londër me presidenten e BERZH, Odile Renaud-Basso marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Balluku ndau në rrjetet sociale momente nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje gjatë Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit një projekt të rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin.

Sipas Ballukut, kjo linjë hekurudhore do të rrisë komunikimin mes vendeve.

“Me Presidenten e BERZH Odile Renaud-Basso nënshkruam marrëveshjen e huasë për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit. Një projekt i rëndësishëm për ne dhe rajonin, i cili do të rrisë komunikimin mes vendeve, duke nxitur e lehtësuar lëvizjen e qytetarëve”, theksoi Balluku.

Zëvendëskryeministrja Balluku, njofton gjithashtu se gjatë samitit u diskutua edhe mbi sektorin energjetik, ku Shqipëria prezantoi nismat e ndërmarra, si dhe praktikat e ndjekura me zhvillimin e ankandeve.

“Shqipëria është një nga ato vende, e cila merret si shembulli i ekselencës për sa i përket të gjitha ankandeve të energjisë që ne kemi organizuar dhe tre prej tyre tashmë kanë marrë jetë. Ndërkohë që ndamë me të gjithë investitorët, përfaqësuesit e sistemit bankar dhe sigurisht të gjithë partnerët e tjerë të cilët na kanë mbështetur në rrugëtimin tonë se kush janë planet për të ardhmen”, nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se BERZH shprehu interes për të mbështetur Shqipërinë edhe në projekte të tjera të rëndësishme.

“Folëm, gjithashtu gjatë takimit me Presidenten e BERZH-it, për të gjitha planet në të ardhmen. Ata janë të interesuar që të mbështesin edhe zhvillimet dhe investimet në sektorin e ujit dhe të kanalizimeve, por sigurisht edhe në transportin e gjelbër, si një nga alternativat më të rëndësishme, sidomos për Shqipërinë pasi të gjitha emetimet e dioksidit të karbonit në vendin tonë vijnë vetëm nga transporti rrugor. Kështu, duke folur me një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, me BERZH, për planet e të ardhmes mund të themi, që sot përveç firmosjes së kësaj huaje kaq të rëndësishme për linjën e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, ne kemi vënë edhe disa gurë themeli për projektet që kemi në të ardhmen”, deklaroi ndër të tjerash Balluku në një prononcim për mediet.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 26/02/2024 26/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?