KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Xavi pretendon se Barcelona është ende në garë për titull pas fitores ndaj Getafes
Sport

Xavi pretendon se Barcelona është ende në garë për titull pas fitores ndaj Getafes

Kosova News
Kosova News 00:01 -25/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Barcelona ka marrë fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në La Liga të shtunën, pasi mposhtën me rezultat të thellë 4-0 Getafen në “Estadi Olimpic Lluis Companys”.

Ishte ky një rezultat i cili i dha një shtysë moralit të blaugranasve, të cilët tani kanë ‘rrëmbyer’ vendin e dytë në tabelë  me 57 pikë të grumbulluara, një më shumë se Girona që nesër (e diel) luan ndaj Rayo Vallecanos.

Kjo ndeshje ishte padyshim një nga paraqitjet më të mira të Barcelonës këtë sezon dhe për këtë është e kuptueshme se Xavi Hernandez ishte ndarë i kënaqur ashtu siç u shpreh në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje shumë e kompletuar. Ne e dinim si të sulmonim hapësirat disa herë dhe nga aty erdhën golat. Ne u përputhëm me intensitetin e tyre, ne kemi qenë shumë të mirë”, ka thënë Xavi fillimisht.

“Ishte një ndeshje bindëse nga ekipi, ne i kemi befasuar ata. Unë jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, fitorja na jep qetësi”.

Ky rezultat ka bërë që Barcelona të afrohet në vetëm pesë pikë ndaj liderit Real Madridit, të cilët nesër (e diel) do të jenë nikoqir të Sevillas, tekniku Xavi beson se ekipi i tij ka ende një mundësi për ta rikthyer këtë diferencë.

“Unë tashmë e kam thënë më herët se nuk do ta hedhim peshqirin. Ne duhet të marrim tri pikë çdo vikend. Kanë mbetur edhe 12 ndeshje. Të shohim se çfarë do të bëjnë Girona dhe Real Madridi këtë vikend”, përfundoi Xavi.

Gjithashtu lexoni:

Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë

Arsenali mposht Newcastlen

Juventusi interesohet për Jonathan David

Ben White e konfirmon rikthimin te Anglia: Kam folur me Tuchel

Real Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Dean Huijsen

Kosova News 25/02/2024 25/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Nga sot 5G funksionon edhe në Samsung, në Kosovë
08:40 -19/05/2025
Parashikimi i motit për këtë javë
08:36 -19/05/2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
08:25 -19/05/2025
Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?