KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagon drejtori i RTK-TV: Mos të krahasohemi me Serbinë – Kufiri u kalua kur deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e krahasoi RTK-në me RTS
Lajme

Reagon drejtori i RTK-TV: Mos të krahasohemi me Serbinë – Kufiri u kalua kur deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e krahasoi RTK-në me RTS

Kosova News
Kosova News 15:44 -23/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati, i cili gjatë një debati televiziv e ka krahasuar RTK-në me Radiotelevizionin e Serbisë.

Gërvalla ka thënë se lajmi i RTK-së se kryeministri Kurti është kërcënuar nga ekstremistë gjatë vizitës së tij në Shkup ka shkaktuar reagime të disa nga konkurrentët mediatik.

“Në atë kuptim, asgjë të re në front të mediave. Dhe meqë gjuha e debatit në studio shpesh replikon gjuhën e rrugës, e gufon si në kafe, ishte e pritshme që do të kishte… si t’i quajmë? Shkallëzime? Mirëpo, gjithçka ka një kufi. Për mua, ky kufi u kalua në studio të RTV Dukagjinit, kur deputeti Ardian Kastrati humbi mendjen dhe krahasoi RTK me RTS. Dhe kush?! Deputeti që i njeh mirë studiot e RTK-së”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Tutje Gërvalla ka shprehur çudinë që deputeti në fjalë nuk e di dallimin midis RTS-së dhe RTK-së.

“S’e mbajnë mend që RTS ishte vegël e gjenocidit të Serbisë, kur RTK ishte viktimë e saj?! Apo s’arrijnë dot më të bëjnë dallimin sot, midis asaj se ç’thotë RTS dhe asaj se ç’thotë RTK? A nuk dinë se kush i drejton këto dy institucione?! RTS është nën kontroll të regjimit të Vuçiçit, kurse ne te RTK-së nën kontroll të parlamentit demokratik të Republikës së Kosovës: a s’e dinë më zotërinjtë dallimin?! Apo e dinë, por e fshijnë: se janë radikalizuar e jetojnë në një botë të veten, si të gjithë ekstremistët?…”, ka shtuar Gërvalla.

AKI-ja konfirmon kërcënimin për atentat ndaj kryeministrit Kurti

Ai ka thënë se Radiotelevizioni i Kosovës është i vetmi transmetues publik në regjion që gëzon shikueshmëri dhe besueshmëri të lartë dhe “si i tillë, natyrisht që do të jetë gjithmonë në shënjestër: herë nga pushteti, herë nga opozita”.

“RTK lajmëroi për kërcënime kredibile ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës. Mbase konkurrentët tanë janë të pamësuar që RTK të ketë scoop, s’ka gjë. Kësaj radhe qemë ne, nesër do të jeni ju. Krejt këto janë normale, brenda suazave të një fair play mediatik të një demokracie të gjallë. Por mos gufoni çdo herë si kafja, aman. Mos dilni mendsh nëpër studio. Gjithçka ka një kufi: mos të krahasojmë njëri-tjetrin me Serbinë”, ka nënvizuar mes tjerash Gërvalla.

Reagimi i plotë:

MOS TË KRAHASOHEMI ME SERBINË!

Lajmërimi i RTK-së se kryeministri Kurti është kërcënuar nga ekstremistë gjatë vizitës së vet në Shkup ka shkaktuar reagime te disa nga konkurrentët tanë. Në atë kuptim, asgjë të re në front të mediave. Dhe meqë gjuha e debatit në studio shpesh replikon gjuhën e rrugës, e gufon si në kafe, ishte e pritshme që do të kishte… si t’i quajmë? Shkallëzime?

Mirëpo, gjithçka ka një kufi. Për mua, ky kufi u kalua në studio të RTV Dukagjinit, kur deputeti Ardian Kastrati humbi mendjen dhe krahasoi RTK me RTS. Dhe kush?! Deputeti që i njeh mirë studiot e RTK-së.

Ky krahasim, e toni i përditshëm në të cilin e tha Kastrati, lirshëm, shkujdesur. Ky ton pra normal me të cilin Kastrati e të tjerë si ai shestojnë çmenduri të tilla, në studio televizive, në orarin më të mirë. Thjesht ta ndal frymën.

A vërtet s’e ditkan më zotërinjtë dallimin midis RTS dhe RTK?! S’e mbajnë mend që RTS ishte vegël e gjenocidit të Serbisë, kur RTK ishte viktimë e saj?! Apo s’arrijnë dot më të bëjnë dallimin sot, midis asaj se ç’thotë RTS dhe asaj se ç’thotë RTK? A nuk dinë se kush i drejton këto dy institucione?! RTS është nën kontroll të regjimit të Vuçiçit, kurse ne te RTK-së nën kontroll të parlamentit demokratik të Republikës së Kosovës: a s’e dinë më zotërinjtë dallimin?! Apo e dinë, por e fshijnë: se janë radikalizuar e jetojnë në një botë të veten, si të gjithë ekstremistët?

Unë nuk e di cila përgjigje do të ishte më e mirë. Ta them të drejtën, më frikësojnë që të dyjat. Se të dyjat shfaqin sheshit se sa është normalizuar ekstremi. Se sa jemi mësuar të gjithë me marren, si profesionistë, si politikanë, e si publik. Ne po vlojmë të gjithë si bretkosat në ujë të valë, por s’e vërejmë sa pa na rrjepur. Sepse uji është ngrohur gradualisht tash e sa kohë.

Unë ftoj të gjithë kolegët që t’ia vemi gishtin kokës, e të mendojmë para se të shprehemi – edhe në studio debatesh. Po shohim përditë se sa destruktiv është polarizimi ekstrem kudo, edhe në demokracinë më të vjetër të botës, në SHBA. Imagjino se ç’i bën ky shkumim, këto thyerje të njëpasnjëshme nervash nëpër studio, një demokracie adoleshente si kjo jona.

RTK është transmetuesi i vetëm publik në regjion që gëzon shikueshmëri e besueshmëri të lartë. Si i tillë, natyrisht që do të jetë gjithmonë në shënjestër: herë nga pushteti, herë nga opozita. RTK lajmëroi për kërcënime kredibile ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës. Mbase konkurrentët tanë janë të pamësuar që RTK të ketë scoop, s’ka gjë. Kësaj radhe qemë ne, nesër do të jeni ju. Krejt këto janë normale, brenda suazave të një fair play mediatik të një demokracie të gjallë.

Por mos gufoni çdo herë si kafja, aman. Mos dilni mendsh nëpër studio. Gjithçka ka një kufi: mos të krahasojmë njëri-tjetrin me Serbinë.(Këtë jam i bindur qe do ta thoshte edhe baca Sylë Kastrati ndjesë pastë)

Me gjithë respektin për qytetarët e ndershëm dhe progresivë të Serbisë e edhe komunitetit serb në Kosovë, por pas virusëve të njëpasnjëshëm, Millosheviç, Koshtunica, Vuçiç, sot fjala Serbi shpreh jo kombësinë apo shtetin po diagnozën. Mos ta krahasojmë veten me Serbinë, vetëm këtë dua ta them. Se s’i bën nder askujt: e më së pakut atij që krahason.

(Shkrim i edituar pas shikimit të tëresishëm të debatit dhe të reagimit nga kolegu Panduri)

Gjithashtu lexoni:

Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë

Çka janë bombarduesit B-2 të cilët SHBA-ja i ka përdorur edhe në Kosovë

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Kosova News 23/02/2024 23/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit
17:35 -22/06/2025
Macroni i bën thirrje Iranit të përmbahet
17:30 -22/06/2025
Policia konfiskon një arsenal të madh armësh luftarake në Zveçan; mitralozë, raketahedhës e granata gjenden në objektin e politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç
16:43 -22/06/2025
Temperaturat deri në 35 gradë javën e ardhshme në Kosovë
15:48 -22/06/2025
Parandalohet kontrabandë me cigare në Aeroportin e Prishtinës – Shtetajsa e huaj kapet me 100 steka me banderola shqiptare
15:18 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?