KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aeroporti i Tiranës prin me pasagjerë në të gjithë rajonin
Rajon

Aeroporti i Tiranës prin me pasagjerë në të gjithë rajonin

Kosova News
Kosova News 16:10 -22/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit e ka tejkaluar zyrtarisht fluksin e udhëtarëve të aeroportit të Beogradit, duke qenë në të dhëna me më shumë se 82 mijë pasagjerë plus vetëm gjatë janarit.

Në bazë të raportimit, Aeroporti i Beogradit, “Nikola Tesla” arriti të ketë 569 mijë e 572 pasagjerë dhe u evidentua si një shifër rekord. Ndërsa, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënoi 652 mijë e 270 pasagjerë, pra mbi 82 mijë pasagjerë më shumë sesa në Beograd.

Aeroporti i Tiranës ka shënuar rritje të jashtëzakonshme, duke nisur me 2.9 milionë pasagjerë në vitin 2018 dhe duke e çuar në 7.2 milionë për vitin 2023.

Rritja e vazhdueshme e fluksit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës thyen në mënyrë të vazhdueshme rekorde dhe këtë herë duke tejkaluar edhe aeroportin e Beogradit, që për vite me radhë ka mbajtur vendin e parë në Ballkan.

Kjo shifër pasagjerësh është 51.2% më shumë sesa ajo e muajit janar të vitit 2023, kur u numëruan 413 mijë e 569 pasagjerë. Investimet e mëdha që Kastrati Group ka kryer në Aeroportin “Nënë Tereza”, kanë bërë të mundur që të pritet një numër më i madh linjash ajrore, të lidhen kontrata të reja, të shtohen destinacione, të rriten mundësitë për udhëtime direkte në shumë qytete të botës, si edhe të vijnë më shumë vizitorë prej atyre vendeve.

Duke parë tendencën për rritje, si edhe duke pasur parasysh destinacionet e reja që janë planifikuar të shtohen, drejtuesit e aeroportit kanë parashikuar një shifër prej 9 milionë pasagjerësh deri në fund të vitit 2024, shkruan Albanian Post.

“Shifrat e pasagjerëve në Tirana International Airport kanë qenë një surprizë për të gjithë dhe jashtë çdo parashikimi, por kjo ka ndodhur falë iniciativave strategjike nga ana e Kastrati Group për të rritur besueshmërinë me partnerët ndërkombëtarë, për të sjellë avionë me kapacitet të lartë fluturimi në Tiranë”, ka thënë drejtori operacional në TIA, Piervittorio Farabbi.

Synimi, sipas tij, është vetëm rritja dhe kjo do të përforcohet edhe më shumë kur të nisim linjat direkte me kontinentin e Amerikës.

Ai shtoi se tashmë ka nisur faza e tretë e zgjerimit të terminalit, përmes të cilit, do të trefishohet sipërfaqja e terminalit, si edhe do të zgjatet pista, që të mund të operojnë edhe avionët trans-oqeanik.

“Në muajin qershor të vitit 2023 përfunduam fazën e dytë të zgjerimit dhe shumë shpejt vijuam me fazën e tretë, ku do shtohen pothuajse 50 mijë metra katrorë terminal dhe aeroport”, përmbylli ai. “Kemi tërhequr vëmendjen e shumë linjave ajrore, tani të gjithë duan të vijnë këtu. Ky interes i linjave ajrore që të nisin operimin në Shqipëri, bën të mundur rritjen e fluksit të pasagjerëve në aeroport”.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 22/02/2024 22/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?