Frenkie de Jong mund të largohet gjatë verës nga skuadra e Barcelonës. Interesim për futbollistin 26-vjeçar ka shprehur gjiganti francez, Paris Saint-Germani. Mesfushori holandez me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026, ndërsa në 24 ndeshjet e edicionit aktual, De Jong ka shënuar një gol.
“De Jongu është kërkesë e Luis Enriques dhe mund të jetë një nga transferimet më të mëdha të afatit kalimtar të verës”, shkruan “fichajes.net”.
De Jong iu bashkua Barçës në verën e vitit 2019 nga skuadra e Ajaxit.


