KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Basha kujton vendimin e BE-së për ndalimin e kanaleve: Në emër të pavarësisë KPM-ja po ia bën argatin Devollëve, e përmes tyre Telekomit të Serbisë
Lajme

Deputeti Basha kujton vendimin e BE-së për ndalimin e kanaleve: Në emër të pavarësisë KPM-ja po ia bën argatin Devollëve, e përmes tyre Telekomit të Serbisë

Kosova News
Kosova News 10:15 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar sërish anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), të cilët lejuan të transmetohen në Kosovë kanalet “Arena” të Serbisë, që shfaqen lavde për terroristët që kryen sulmin në Banjskë dhe vranë policin kosovar Afrim Bunjaku.

Edhe në reagimin e sotëm Basha thotë se është i bindur se nuk ka njeri normal që fal terroristet dhe platformat që kërcënojnë shtetin e Kosovës.

KPM-ja lejoi transmetimin e kanaleve “Arena”, deputeti Basha u drejtohet anëtarëve: “Jam i bindur që dikush prej juve qetu është i shitur se s’ka mundësi ndryshe…” (Video)

Ai në këtë rast (sot) ka kujtuar edhe vendimin e Bashkimit Evropian (BE), për të ndaluar kanalet ruse pas sulmeve që ndodhën në Ukrainë, ndërsa tha se KPM-ja në situatë të ngjashme i lejon kanelet serbe të shikohen në Kosovë.

“Ta dimë ku jemi,

BE ka ndaluar transmetimin disa kanaleve ruse për shkak të invazionit në Ukrainë dhe shpërndarjes së propagandës! Tash çka po ua merr mendja, me kërku falje Putini a e lejon BE-ja transmetimtin? KURRË!

Telekom Serbia transmeton reklamë duke iu thur lavde kriminelëve dhe terroristëve që e vranë Afrim Bunjakun, dhe bordi i KPM-së ia ‘fal’ dhe i lejon prapë transmetimin kanaleve në Kosovë!”, ka shkruar deputeti Basha.

Në këtë rast ai ka shtruar pyetjen se a janë këta më të avancuar se BE-ja, apo janë shitë për djallin!

“Kjo e fundit tingëllon më shumë reale si probabilitet, sepse n𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢 𝐧𝐨𝐫𝐦𝐚𝐥 𝐪ë 𝐥𝐞𝐣𝐨𝐧 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐩𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐪ë 𝐤ë𝐫𝐜ë𝐧𝐨𝐣𝐧ë 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐭𝐡𝐮𝐫𝐢𝐧 𝐥𝐚𝐯𝐝𝐞 𝐭𝐞𝐫𝐫𝐨𝐫𝐢𝐬𝐭ë𝐯𝐞 𝐪ë 𝐤𝐚𝐧ë 𝐯𝐫𝐚 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐜ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫!”.

Deputeti Basha ka kritikuar edhe ata që po i dalin në mbrojtje vendimit të KPM-së, e cila ia bën argatin Devollëve, e përmes tyre Telekomit të Serbisë.

“Mirë është me cekë që të njëjtën linjë e gjeni edhe Flutura Kusarin me disa tjerë që iu dalin në mbrojtje KPM-së duke u thirrë në pavarësinë e tyre. Mirë boll, veç shpjegone deri në fund, se qysh në emër të pavarësisë KPM-ja  po ia bën argatin Devollëve, e përmes tyre Telekomit të Serbisë, e cila si e varun e shtetit serb iu thuri lavde terroristëve që e vranë Afrim Bunjakun, dhe ju vazhdoni me qëndru mbrapa krejt këtij turpi!

Liria e shprehjes është e jashtëzakonshme me kuptu lirinë e budallakisë që e ushtrojnë disa ‘ekspertë’ si kjo zonja në fjalë!”, ka shkruar në reagimin e tij deputeti Basha.

Reagon sërish deputeti Basha: Nuk ka shqiptar normal që e fal Radoiçiqin, kanalet që përkrahin terrorizmin e vrasjen e policëve të Kosovës nuk kanë vend në Kosovë – KPM të ndalojë kanalet e Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?