KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës vazhdon hetimet
Siguri

Keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës vazhdon hetimet

Kosova News
Kosova News 09:36 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Keqpërdorime e shkelje të shumta ligjore dyshohet se janë bërë përgjatë këtyre viteve për marrjen e patentë-shoferit.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi derisa kishte njoftuar për shkeljet ligjore që kanë gjetur, ka njoftuar se në rajonin e Pejës dyshohet se janë bërë më së shumti keqpërdorime.

Zv.ministri Durmishi zbulon skandalin e patentë-shoferëve: Një ekzaminer vetëm për dy javë në Pejë i ka kaluar 200 kandidatë – Ka persona që kaluan provimin pa qenë fare në Kosovë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi për Telegrafin konfirmoi se hetimet janë duke vazhduar.

“Departamenti i Krimeve të Rënda është duke vazhduar me hetimet, për momentin nuk mund të jap më shumë detaje pasi pengohet procesi i hetimeve”, theksoi ai.

Durmishi para disa javësh kishte dorëzuar në Prokurorinë e Pejës raportin me qindra raste, ku përfshihen emra të personave të dyshimtë nga autoshkolla, ekzaminier e zyrtarë të ministrisë.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani kemi gjetur që bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta që na dërgonin qytetarët. Pas analizimit të statistikave vjetore që jemi njoftuar nga departamenti na kanë njoftuar që ka dyshime për keqpërdorime të shumta”, kishte theksuar Durimishi.

Durimishi kishte paralajmëruar se nëse konfirmohen dyshimet e tyre, do të konfiskojnë të gjitha patentë-shoferët që janë marrë kundërligjshëm.

Ministria e Infrastrukturës para pak ditësh ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë-shofer.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës. 

Gjithashtu lexoni:

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Skenderaj: Qytetari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari

Prokuroria nis hetimet për krizën e mbeturinave në Prishtinë

Kundërvajtësit në trafik ndëshkohen pas denoncimeve nga qytetarët

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
65%
1 km/h
Mon
17 °C
Tue
20 °C
Wed
20 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon numërimi në Tiranë, Majko nuk i siguron votat për Kuvend
20:51 -19/05/2025
Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani
20:40 -19/05/2025
Djali i Donald Trump kritikohet ashpër për postimin e tij “të neveritshëm” rreth kancerit të Joe Biden
20:33 -19/05/2025
Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia – zbulohet edhe “kampioni”
20:27 -19/05/2025
Ngritet aktakuzë për keqpërdorim në Komunën e Prizrenit, reagon LVV-ja
20:21 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?