KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Telekomi i Kosovës sot në konferencë të jashtëzakonshme, prezantohen dyshimet e bazuara se brenda Gjykatës po mbrohen interesat e grupeve të krimit të organizuar
Lajme

Telekomi i Kosovës sot në konferencë të jashtëzakonshme, prezantohen dyshimet e bazuara se brenda Gjykatës po mbrohen interesat e grupeve të krimit të organizuar

Kosova News
Kosova News 10:30 -19/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Telekomi i Kosovës ka ftuar gazetarët në një konferencë të jashtëzakonshme për media, me c’rast menaxhmenti do të flasë për disa vendime të marra nga Gjykata Komerciale, e që sipas tyre duke mbrojtur interesat e grupeve të krimit të organizuar po dëmtohet interesi publik.

Në një ftesë që është dërguar për media, bëhet e ditur se tema ndërlidhet me disa vendimeve që janë marrë nga Gjykata Komerciale.

Sipas Telekomit, individë brenda Gjykatës, po u shërbejnë grupeve të krimit të organizuar.

Komunikata e plotë:

TELEKOMI I KOSOVËS SH.A.

Prishtinë, më 19.02.2024

Ftesë -Konferencë e jashtëzakonshme për media

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave, gazetarë,

Ftoheni që sot, më 19.02.2024, në ora 14, në ambientet e Selisë Qendrore të TK, në Dardani, të merrni pjesë në këtë konferencë të jashtëzakonshme për media, të cilën Menaxhmenti i TK, e thërret për të ndarë me ju dyshimet e bazuara se individë brenda sistemit të drejtësisë në vend janë shndërruar në instrument të interesave të jashtëligjshme dhe në cenim të pronës së Telekomit të Kosovës.

Individë brenda sistemit të drejtësisë, brenda Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, me vendime gjyqësore të vazhdueshme në kundërshtim të plotë me vendimet gjyqësore të niveleve më të larta të gjyqësorit, duke mos respektuar fare procedurat ligjore, po mbrojnë hapur interesat e paligjshme të grupeve të krimit të organizuar, duke u përpjekur që ta dëmtojnë rëndë interesin publik, përkatësisht kompaninë tonë publike.

Kjo përpjekje për të dëmtuar kompaninë tonë po bëhet pikërisht në kohën kur janë duke ndodhur investime të mëdha në infrastrukturën telekomunikuese, përmes të cilave investime qytetarëve tanë do t’u ofrohen shërbime me kualitet të lartë dhe të sigurta. Për më keq, kjo goditje përpiqet të bëhet pikërisht në kohën e festës së Pavarësisë së vendit tonë, duke llogaritur se administrata dhe vendimmarrja ndodhen në pushim.

MENAXHMENTI I TELEKOMIT TË KOSOVËS

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi

Presidenca: Mosveprimi i drejtësisë po inkurajon kërcënimet ndaj Presidentes Osmani

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

Skenderaj: Qytetari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari

Kosova News 19/02/2024 19/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
65%
1 km/h
Mon
17 °C
Tue
20 °C
Wed
20 °C
Thu
21 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

“Të fala nënës babë”, Murati me postim prekës pas përfundimit të të pames për babanë e tij
22:56 -19/05/2025
Zelensky propozon takim mes Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, BE-së e Britanisë
22:33 -19/05/2025
Arrestohen dy zyrtarë për marrje të ryshfetit, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes
22:02 -19/05/2025
“Marrëveshje kartel”, në Prishtinë dhe Gjakovë çmimi i bukës u shtrenjtua në koordinim mes furrave – fillon hetimi
21:59 -19/05/2025
Real Madridi planifikon të bëjë një transferim prej 100 milionë eurosh
21:06 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?