Gjermani Franco Foda do të jetë përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, ku në këtë pozitë do ta zëvendësojë Primoz Glihan.
Gjermani do të jetë përzgjedhësi i katërt në krye të Kosovës pas Albert Bunjakut, Bernard Challandesit, Alain Giressit dhe sllovenit Gliha.
FFK ka ftuar konferencë nga ora 14:00 për prezantimin e përzgjedhësit të ri, i cili pritet të jetë Franco Foda.
Rreth konferencës, deklaratave dhe gjithçka tjetër, do t’iu mbajmë të informuar me ato që ndodhin minutë pas minute.
Trajneri gjerman do të prezantohet sot nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ku me të Kosova shpreson që të luajë në Kampionatin Botëror që mbahet pas dy vitesh.


