Federata e Futbollit të Kosovës me 17 shkurt do të zbulojë emrin e ri të selektorit të Kombëtares së Kosovës.
Prezantimi i selektorit do të fillojë nga ora 14:00.
Ndryshe, pozita kryesore e “Dardanëve” ka mbetur e zbrazët pasi nuk iu vazhdua kontrata Primozh Glihës, i cili nuk pati rezultate të mira ndeshjeve të fundit të Kombëtares.
Franco Foda si duket do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.
Tekniku gjerman ka një karrierë të bujshme derisa suksesin më të madhe e ka me Austrinë të cilën e udhëhoqi plot pesë vite në kohën kur kjo kombëtare kishte rezultate të dobëta dhe më të u rikthyer formën e mirë.
Përveç Kombëtares austriake ai ka udhëhequr edhe Gjermaninë U21 derisa të klubet ka punuar Bielefeld, Bayer Leverkuzeni në Gjermani si dhe te Baseli e Strum Graz në Austri. Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës zvicerane e Zurich.
Ai është parë si një zgjedhje e mirë për Kombëtaren e Kosovës me shpresë se do të arrijë që dardanet t’i kthej të triumfi pas rezultateve zhgënjyese që kishte në kualifikueset për Kampionatin Evropian.



