KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » OSBE: Të kërkohet ekspertizë për të pandehurit me probleme mendore
Lajme

OSBE: Të kërkohet ekspertizë për të pandehurit me probleme mendore

Kosova News
Kosova News 14:41 -16/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar një raport lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor.

OSBE përmes një njoftimi thekson se raporti paraqet një analizë të të dhënave të mbledhura nga seancat për caktim të paraburgimit që OSBE i ka monitoruar gjatë periudhës janar – dhjetor 2022 dhe identifikon trendët e praktikave të prokurorisë, mbrojtjes dhe gjykatës.

“Raporti vë në dukje se në shumicën e rasteve me të pandehur me dëshmi të sëmundjeve mendore nuk është kryer asnjë ekzaminim psikiatrik para caktimit të paraburgimit, duke iu shmangur kështu së drejtës procedurale të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare. Kjo ngre shqetësimin për trajtim të mundshëm çnjerëzor dhe poshtërues sipas nenit 3 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut”, thuhet në njoftim.

Raporti vë gjithashtu në dukje faktin se institucioni mjekësor kyç në Kosovë për personat me sëmundje mendore, Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka mungesë të shtretërve.

“Mbajtja në paraburgim duhet të përdoret vetëm si masë e fundit për të gjithë të pandehurit, e veçanërisht ata me sëmundje mendore. Duhet kushtuar konsideratë alternativave të përshtatshme”, theksohet në njoftim.

“Shqiptimi i masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor në mjedise të privuara nga çfarëdo kujdesi i shëndetit mendor krijon rrezik të përkeqësimit të gjendjes së tyre dhe, kështu, ngre shqetësime serioze për sa u përket të drejtave themelore të këtyre personave të cilët janë në pozitë posaçërisht të cenueshmërisë së veçantë”, citohet të ketë thënë Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Sipas njoftimit, ai ka pohuar se ekzistojnë shembuj të praktikës së mirë. “Raporti nënvizon nevojën që me rastin e vendosjes për caktim të paraburgimit të merret në konsideratë gjendja e shëndetit mendor të të pandehurit, si edhe nevojën për të ofruar masa të përshtatura për ta adresuar cenueshmërinë e të pandehurit”, thuhet në njoftim.

Raporti thuhet se përmbyllet me rekomandime drejtuar institucioneve kyçe në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e trajnimit të specializuar për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët që merren me rastet ku të pandehurit janë me sëmundje mendore.

Gjithashtu lexoni:

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë

Kosova News 16/02/2024 16/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë
18:13 -14/07/2026
Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë
18:08 -14/07/2026
Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu
18:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?