Tashmë është punë e kryer, Franco Foda do të jetë trajner i ri i Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari kosovar, Arlind Sadiku.
Tekniku gjerman do të fillojë punën që nga muaji i ardhshëm në ndeshjen miqësore ndaj Armenisë.
57-vjeçari është pa punë që nga shtatori i vitit 2022, kur u largua nga skuadra e Zurichut.
Kosova ka mbetur pa trajner që nga fundi i muajit nëntor, pas shkarkimit të Primoz Glihas.


