Komuna e Vushtrrisë në bashkëpunim me klubin e futsallit të këtij qyteti do të organizojnë turneun treditor në nderim të rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht pas sulmeve terroriste në veri të vendit më 24 shtator të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit, dhjetëra ekipe të futsallit do të jenë pjesëmarrës për të kujtuar kontributin e pjesëtarit të policisë, i cili me prejardhje ka qenë po nga kjo komunë.
Turniri do të mbahet në kuadër të javës komunale të shënimit të Pavarësisë së Kosovës, teksa në program janë edhe ekspozita, shpallje të sportistit të vitit, akademi solemne e homazhe te busti i Hasan Prishtinës.


