KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës
Sport

Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Afrikës

Kosova News
Kosova News 23:17 -11/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bregu i Fildishtë është fitues i Kupës së Afrikës në futboll. Turneun dramatik, Bregu i Fildishtë e mbylli me fitore po ashtu dramatike ndaj Nigerisë, të dielën mbrëma në Abidjan.

Bregu i Fildishtë, që organizoi Kupën e Afrikës, finalen e fitoi me rezultatin 2:1, me përmbysje të rezultatit. William Troost-Ekong kaloi në epërsi Nigerinë në minutën e 38-të.

Nikoqirët u kthyen fuqishëm në pjesën e dytë. Në stadiumin e stërmbushur me shikues, Franck Kessie barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 62-të. Golin e fitores dhe të festës së madhe e shënoi Sebastian Haller në minutën e 81-të.

Bregu i Fildishtë e ka fituar Kupën e Afrikës për herë të tretë. Për herë të parë kishte triumfuar në vitin 1992 e më pas edhe në vitin 2015.

Bregu i Fildishtë pati kampanjë shumë të veçantë. Grupin e kaloi vetëm si njëra prej përfaqësueseve më të mira të pozitës së tretë. Madje u kualifikua si e fundit. Humbjet nga Nigeria dhe Guinea Ekuatoriale, sollën shkarkimin e përzgjedhësit Jean-Louis Gasset. Emerse Fae udhëhoqi më pas Bregun e Fildishtë deri te trofeu.

Në 1/8 e finales, Bregu i Fildishtë e mposhti me penallti Senegalin. Në çerekfinale e kaloi Malin me gol në vazhdime, ndërsa në gjysmëfinale fitoi 1:0 ndaj Republikës Demokratike të Kongos me gol të Hallerit.

Kjo Kupë e Afrikës vlerësohet më e mira ndonjëherë.

Gjithashtu lexoni:

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Kosova News 11/02/2024 11/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë
12:49 -16/07/2026
Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona
12:12 -16/07/2026
Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën
11:54 -16/07/2026
Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani
11:35 -16/07/2026
Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati
11:25 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?