KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusarli-Lila: Deklaratat e Stanos kanë treguar dozë anshmërie
Politikë

Kusarli-Lila: Deklaratat e Stanos kanë treguar dozë anshmërie

Kosova News
Kosova News 20:55 -11/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kritikat e shumta nga Bashkimi Evropian shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoa Kusari-Lila, i ka quajtur të njënashme, ajo për tëvë1 ka thënë se Kosova po merr vendime në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Dy partitë opozitare, LDK dhe AAK, kritikojnë qeverinë për mosinteresim në largimin e masave nga BE-ja.

Pas vendimit të BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka kritikuar vazhdimisht Qeverinë për vendime të njëanshme me mundësi përshkallëzimi të situatës.

Por, kundërpërgjigje ndaj Stanos, ka shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila. Ajo thotë për Tëvë 1, se këto deklarata janë të pabalancuara, ndërsa thekson se shteti i Kosovë, për marrjen e vendimeve bazohet në Kushtetutën e Republikës.

“Kritikat e Bashkimit Evropian apo në këtë rast të zëdhënësit të saj, Peter Stano, kanë qenë vazhdimisht ato të cilat kanë treguar dozë të anshmërisë në veçanti kritikë më të theksuar ndaj Kosovës. Dhe në këtë situatë çfarë mund të them është, se ajo çfarë është në sistem të vlerave dhe në ligjshmëri, vendimet e Kosovës janë vendime të plotfuqishme në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk ka vendime të njëanshme sepse nuk ka vendime të dyanshme”, thotë ajo.

Ndër të tjera, Kusari-Lila, nuk shpreson në arritjen e një marrëveshje përfundimtare që qon drejtë normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas saj, Serbia nuk është e gatshme ta vënë firmën.

“Tashmë është e qartë se nga ana e Serbisë është thënë se nuk është nënshkruar marrëveshja përkundër se Kosova ka shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e saj, përderisa për Republikën e Kosovës, është vendimtare procesi i integrimit rrugëtimi në organizatat ndërkombëtare”, shprehet deputetja e LVV-së.

Por ndryshe po mendojnë nga opozita. Rrezarta Gashi nga LDK, thotë se kryeministri Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi nuk janë të interesuar për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Ju e dini se Kosova masa nga Bashkimi Evropian, janë bërë 227 ditë kur kryeministri nuk është merr me këtë çështje, as zëvendëskryeministri jemi nën masa nga Bashkimi Evropian do të thotë në Kuvendin e Kosovës pritet të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare, për neve është absurde të votohen marrëveshje të tjera kur ne kemi masa nga BE”, thotë ajo.

Ndërsa, Time Kadrijaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk beson në ndryshimin e vendimit nga faktori ndërkombëtar që vendi do të vazhdon të mbetet i ndëshkuar.

“Në të gjitha takimet që kemi pas me ndërkombëtarët na kanë thënë se nuk do ti largohen sanksionet Kosovës deri në përmbushjen e zotimeve dhe kushteve në bazë të cilave janë vendosur sanksionet.

Një prej kushteve ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe deeskalimi i situatës”, thotë ajo.

Më 27 qershor të vitit 2023, Bashkimi Evropian, ka njoftuar masat e vendosura ndaj Kosovës. Ato u vendosën për shkak të mospërmbushjes së kushteve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 11/02/2024 11/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?