Atalanta ka fituar të dielën në udhëtim te Genoa në kuadër të xhiros së 24-t të Serie A të Italisë.
Atalanta fitoi me rezultatin 4:1, ndërsa qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, e kompletoi ndeshjen.
Charles De Ketelaere në minutën e 22-të shënoi për epërsinë e mysafirëve.
Ruslan Malinovsky i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 51-të.
Por, katër minuta më vonë, Teun Koopmeiners, shënoi edhe një herë për vizitorët.
Një gol i Giorgio Scalvinit iu anulua Atalantas në minutën e 76-të, ndërsa ai i minutës së 10-të të kohës shtesë i shënuar nga Davide Zappacosta, ishte i rregullt.
Atalanta nuk u ndal as pas këtij goli, ndërsa realizoi tre minuta më vonë edhe me El Bilal Toure, që vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 4:1.
Atalanta me këtë fitore tani zë vendin e katërt me 42 pikë.
Genoa mbetet me 29 pikë në vendin e 12-të.


