Kosova duhet ta zgjasë periudhën e tranzicionit për vendimin e BQK-së për katër muaj, njësoj siç kishte ndodhur me fushatën për liberalizimin e vizave.
Kështu ka deklaruar ambasadori gjerman, Jorn Rohde në një postim në rrjetin social X.
Ai tha se Kosova ka treguar se di se si të komunikojë në mënyrën e duhur dhe se kjo është ajo çfarë duhet tani.


