KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehmeti mundohet ta arsyetoj vendimin për kanalet e Serbisë: “Arena” ka garantuar se s’do të shfaqë më mesazhe të tilla…
Lajme

Mehmeti mundohet ta arsyetoj vendimin për kanalet e Serbisë: “Arena” ka garantuar se s’do të shfaqë më mesazhe të tilla…

Kosova News
Kosova News 15:02 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, vendimin që të lejohen për ritransmetim kanalet e Serbisë që shfaqen mesazhe mbështetëse për terroristët që kryen sulmin më 24 shtator 2023 në Banjskë, është munduar ta arsyetoj duke thënë se ka pasur kërkesa nga qytetarët që të lejohen programet sportive serbe “Arena sport” – që transmetoheshin nga disa operatorë kabllorë në Kosovë.

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Mehmeti ka theksuar se janë garantuar nga rrjeti televiziv serb se më nuk do të shfaqen përmbajtje kërcënuese për Republikën e Kosovës.

Vitin e kaluar në kanalet sportive serbe “Arena sport” ishin shfaqur mesazhe kërcënuese për Kosovës dhe që glorifikonin terroristët e vrarë në Banjskë. Më pas, ishte ndaluar transmetimi i këtyre kanaleve në Kosovë.

“Më 6 shkurt kemi pasur mbledhje të Komisionit me shumë pika dhe janë marrë shumë vendime. Më 7 shkurt na ka ardhur një ftesë që thotë se ftohen anëtarët të marrin pjesë në dëgjimin para komisionit dhe sot jemi para jush. Sa i përket shfuqizimit të vendimi tonë për pezullim të kanaleve të Arena Sport, përgjigja është se jemi bazuar në faktin se kanë pushuar rrethanat të cilat na kanë determinuar marrjen e një vendimi të tillë. E dyta, kemi marrë garancion nga operatorët dhe kanalet e Arena Sport se përmbajtjet e tilla nuk do të përsëriten më kurrë. Dhe e treta, kemi pasur parasysh interesin e përdoruesve për të pasur qasje në ngjarje sportive që i ofrojnë këto kanale”, ka thënë Mehmeti.

SKANDALOZE: “ArtMotion” transmetoi kanalet e Serbisë që në ekrane shfaqën ditën e zisë për të nderuar terroristët që vranë policin Afrim Bunjaku

Mehmeti ka deklaruar se ia kanë dhënë shansin e fundit “Arenës” dhe se kjo e fundit e ka pranuar kushtin, duke e paralajmëruar se “ripërsëritja e një mesazhi politik në kanalet sportive Arena do të rezultojë në mbylljen permanente të këtyre kanaleve në Republikën e Kosovës”.

“Vendimmarrja jonë është e bazuar në tri kushte, e para kërkimfalje mbi atë çfarë ka transmetuar dhe për informacionin tuaj ai spot televiziv i cili është ndaluar nga ne jo nga ju, nuk ka qenë në transmetim as 24 orë sepse menjëherë kemi intervenuar. Pra, është bërë kërkimfalja. Janë bërë garanci edhe nga prodhuesi edhe nga shpërndarësit se do të krijojnë ekipe që do ta shqyrtojnë çfarëdo kontenti që transmetohet në Kosovë dhe kanë dhënë siguri se do të respektohen në plotni rregulloret e KPM-së”, ka theksuar ai.

Kërkohet shkarkimi i Bordit të KPM-së

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është kërkuar shkarkimi i Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave pas kthimit të kanaleve sportive serbe “Arena” në operatorët kabllorë në Kosovë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku, ka qenë ai që e ka kërkuar shkarkimin e tij. E, ai ka përmendur edhe ndaljen e transmetimit gjatë fjalës së kryeministrit Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“E patë dje çka ndodhi, një ngjarje e madhe kryeministri i vendit në Këshillin e Sigurimit dul IPKO e bllokoi. Foli Vuçiqi nuk pat diçka deri e kryejti, filloi kryeministri i Kosovës e ndalën rrjetin. Edhe Serbia po ashtu. Një kërkimfalje e japin ata dhe shkoj kjo ngjarje, s’ka ndëshkime… Pas këtij vendimi skandaloz që e keni marrë, do të kërkoj shkarkimin tuaj që sot”, ka thënë Isaku.

Por, deputeti Besnik Tahiri nga AAK, ka thënë se këtë çështje e sheh si presion politik ndaj anëtarëve të KPM-së.

Deputeti i VV-së kërkon shkarkimin e anëtarëve të Bordit të KPM-së të cilët lejuan ritransmetimin e kanaleve “Arena” të Telekom Serbisë
DigitAlb: Artmotion, Kujtesa, Telkos dhe platforma të tjera televizive në Kosovë nuk mund të transmetojnë Premier League përmes kanaleve “Arena Sport”

SKANDALOZE: Propaganda serbe futet në Kosovë përmes “Art Motion” duke i paraqitur “Heronjë” terroristët e vrarë nga policia e Kosovës (Foto)

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Sot mot me diell dhe vranësira
08:31 -17/05/2025
Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
08:28 -17/05/2025
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?