KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përballja në KS të OKB-së, në Serbi u ndal transmetimi direkt kur kryeministri Kurti nisi fjalimin
Politikë

Përballja në KS të OKB-së, në Serbi u ndal transmetimi direkt kur kryeministri Kurti nisi fjalimin

Kosova News
Kosova News 08:57 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten është diskutuar për Kosovën me kërkesën e Serbisë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Diskutimi është transmetuar drejtpërdrejt, ndërkohë që Kosovën e ka përfaqësuar kryeministri Albin Kurti e Serbinë presidenti i saj.

Megjithatë, në Serbi transmetimi nuk ka vazhduar drejtpërdrejt edhe kur fjalën e ka marrë kryeministri Kurti.

Në televizionin shtetëror të Serbisë transmetimi është ndërprerë sapo fjalën është dashur ta marrë Kurti.

Këshilltari i zëvendëskryeministrit, Klisman Kadiu, ka reaguar lidhur me këtë. Ai ka thënë se Aleksandër Vuçiq është në panik e frikë të madhe përballë Republikës së Kosovës. Ndërsa, situatën me transmetimin e ka përshkruar si censurë.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat”, ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti e ka kualifikuar gënjeshtër çdo pretendim të presidentit të Serbisë të shprehur në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se nëpërmjet vendimit të fundit të BQK-së që e përcakton euron si valutën e vetme për pagesa, Kosova është duke kryer spastrim të serbëve.

Në fjalimin e mbajtur para KS të OKB-së Kurti ka theksuar se pretendimet përbëjnë propagandë të rrejshme dhe nxitje të tensioneve.

Çka u tha dje… Dinari përplas kryeministrin Kurti me Vuçiqin në KS të OKB-së, SHBA-ja kërkon shtyrjen e vendimit

Mbledhja e KS të OKB-së – Joseph, Kurtit: Koha për të ndryshuar kursin, tregojini të gjithëve mënyrën se si një demokraci i trajton qytetarët pakicë 

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kurti takon Papandreoun, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit bilateral

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?