KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serwer: Fitorja e Donald Trumpit, katastrofike për Ballkanin
Lajme

Serwer: Fitorja e Donald Trumpit, katastrofike për Ballkanin

Kosova News
Kosova News 19:23 -06/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Daniel Serwer, njohës i hershëm i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe profesor amerikan, ka folur me tone kritike për rolin e misionit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe ndikimin e Beogradit në Republika Serpska.

Serwer tha se amerikanët duhet t’i kundërvihen kësaj situate dhe ta përmirësojnë, jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

“Është krejtësisht e qartë se tani Serbia është shumë aktive në ofrimin e mbështetjes për Milorad Dodik dhe bashkëpunimin e tij me Dragan Çoviçin, si kurrë më parë. Presidenti Vuçiç përfundimisht është kthyer nga Lindja dhe gjithnjë e më shumë po anon nga Moska dhe madje edhe nga autokratët e vegjël, si Alijevi Orbani dhe Lukashenko. Vendimi i pardjeshëm i Gjykatës (në Beograd) për lirimin nga fajësia të vrasësve të gazetarit (Slavko) Quruvija për Kongresin (amerikan) është treguesi i qartë se Vuçiçi ka përqafuar anën e errët të politikës serbe. Dhe, kjo ka për të qenë tepër e rëndësishme për amerikanët që t’i kundërvihen kësaj dhe të përmirësojnë situatën jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni”,  ka deklaruar Serwer.

Duke folur për pritshmëritë në Ballkanin Perëndimor nga zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe parashikimet se në rast të zgjedhjes së Donald Trumpit NATO-ja nuk do të ekzistojë, ai tha se nuk beson në fitoren e republikanit Donald Trump.

“Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Ai e thotë hapur çdo ditë, se do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky do të ishte fundi. NATO-ja nuk është e dobët, NATO-ja është e fuqishme. Me presidentin Biden ndihmoi Ukrainën të luftojë në këtë luftë të vështirë kundër Rusisë.

Rizgjedhja e Trumpit do ta dobësonte NATO-n, ndoshta edhe do ta shkatërronte, për hir të vërtetës, ama ata të cilët kujtojnë se presidenti Trump do të rizgjidhet, duhet të kujtojnë disa fakte jetike: Ai humbi zgjedhjet e kaluara me një diferencë prej shtatë milionë votash… Ai nuk mund të fitojë vota por mund të marrë pushtetin për shkak të Kolegjit elektoral që disa shtete i vë në pozicion që të luajnë rol vendimtar.

Unë besoj se presidenti Biden i cili aktualisht në këto shtete nuk ka rezultate të mira sipas anketave,  ka për të përmirësuar pozicionin e tij. Por e mira, kur është fjala për zgjedhjet amerikane, është se nuk e dini epilogun  para përfundimit të tyre. Pra, do të duhet të jetojmë me këtë pasiguri. Dhe, e di se kjo e vështirëson jetën jo vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, mund ta paramendoni se si ndjehen në Kosovë, Ukrainë, në Tajvan, Izrael! Kjo pasiguri e epilogut të zgjedhjeve amerikane do të na përndjekë gjatë dhjetë muajve të ardhshëm, por kjo nuk mund të evitohet. Jemi shtet demokratik dhe kemi të drejtë të marrim kohë dhe të zgjedhim liderët tanë”, tha Daniel Serwer për Face Tv, me bazë një Sarajevë.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Kosova News 06/02/2024 06/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?