Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, me të cilën kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.
“Kosova dhe Kroacia gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat u riafirmuan dhe në takimin e sotëm. Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Bislimi.

Në njoftim, thuhet se Bislimi e falënderoi ambasadoren për takimin, bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm.