KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Azemi: Nëse s’ka rritje pagash, 120 punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë, do të largohen nga puna
Lajme

Azemi: Nëse s’ka rritje pagash, 120 punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë, do të largohen nga puna

Kosova News
Kosova News 11:13 -05/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se 120 punëtorë teknik të shkollave në Prishtinë u janë bashkuar grevës me kërkesë për rritje page.

Pas vizitës që e bëri në Shkollën e Mesme “Naim Frashëri” në Prishtinë, Azemi deklaroi se të gjitha shkollat kanë hyrë në grevë, përjashtuar shkollën “Dardania”. Për këtë të fundit, shprehet optimist se do t’i bashkohet nesër grevës.

“Me përjashtim të shkollës ‘Dardania’ të cilët mendoj se gjatë ditës do t’i bashkëngjiten, të gjitha shkollat janë në grevë dhe realisht kjo grevë ka ardhë si pasojë e presionit të punëtorëve. Nëse nuk realizohen kërkesat tona, në bazë të vendimit që e kanë sjellë punëtorët këtë javë do të negociohet, nëse nuk ka negocime atëherë javën tjetër të gjithë punëtorët do të lirojnë vendet e tyre të punës dhe do të sillen punëtorët tjerë. Është një diskriminim i llojit të tillë përderisa në të njëjtin vend në të njëjtën shkollë këta punojnë dhe marrin dikush 230 e dikush 270 euro, po të njëjtit punëtorë marrin 405 euro, ka buxhet por nuk ka ndershmëri. Po më duket që Komuna e Prishtinës sa më keq që është po i duket se është më mirë”, u shpreh Azemi.

E në rast se nuk përmbushën kërkesat e tyre, Azemi ka paralajmëruar largim të të gjithë punëtorëve nga shkollat e Kryeqytetit.

“Realisht që një vit ne negociojmë dhe nuk mund të qasemi ashtu si duhet dhe ka ardhë një kohë që ne nuk do të punojmë për të tjerët, ne do ta kryejmë obligimin tonë por duam pagesën tonë, nëse jo realisht nga java tjetër këta punëtorë nuk do të jenë këtu dhe Komuna le t’i gjejë punëtorë tjerë”, deklaroi Azemi, duke thënë se greva po respektohet 100 për qind.

“Numri i (punëtorëve që kanë hyrë në grevë) është rreth 120. Thash se ‘Dardania’ gjatë ditës hynë sepse ka qenë një moskoordinim i mirë në atë aspekt dhe greva po respektohet 100 për qind sipas marrëveshjes që është bërë”.

E Nazmi Veseli, punëtor teknik në shkollën “Naim Frashëri”, e konsideron të papranueshëm pagën që e merr.

“Për arsye se jem në grevë na kanë imponu pa qare pa dashjen tonë sepse rroga është shumë e ulët, 270 nuk janë kurrgjë, jemi duke kërkuar barazimin e kolegeve tanë që janë nën menaxhimin e komunës vetëm atë jemi duk kërkuar asgjë më shumë. Çdo herë na kanë thënë shtator, tetor do të këqyrim dhe për këtë arsye pa dëshirën tonë se po na vjen keq prej nxënësve sepse nxënësit janë duke e pësur, por na u ka imponur”, u shpreh ai.

Kërkesë të njëjtë ka edhe Nadire Buzuku, e cila mirëmban këtë shkollë.

“Jam punëtore e shkollës ‘Naim Frashëri’. Jemi hyrë në grevë për shkak të rrogës sepse 270 euro nuk po na dalin, megjithë shpenzimet që i kemi. Kemi kërkuar çdo herë, protesta, greva por nuk ka pas asgjë prej tyre. Asnjë shtet nuk ka më keq se na”, deklaroi Buzuku.

Azemi vazhdoi në Shkollën e Mesme “Pjetës Bogdani”.

Sot hyjnë në grevë punëtorët teknik të disa shkollave në Prishtinë

Gjithashtu lexoni:

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Kosova News 05/02/2024 05/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?