Inter dhe Juventus do të përballen sot në orën 20:45 në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A.
Njihuni me statistikat e përballjeve mes tyre:
-Interi është skuadra që Juventusi e ka mundur më së shumti në Serinë A, ekzaktësisht në 87 ndeshje. Duelet e tjera kanë përfunduar 46 barazime dhe 48 fitore në favor të Interit.
-Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e fazës së parë, Interi dhe Juventusi mund të barazojnë dy ndeshjet sezonale të kampionatit për herë të parë nga sezoni 2001-2002 (kur përfundoi pa gola në “Delle Alpi” dhe 2-2 në shtëpinë e zikaltërve.
-Juventusi ka fituar ndeshjen e fundit të luajtur në transfertë në Serinë A ndaj Interit pa pësuar gol dhe nuk arrin 2 fitore radhazi pa pësuar në këtë kompeticion që në sezonin 1977, kur në pankinë ishte Xhovani Trapatoni.
-Në vitin 2024 Interi ka fituar 5 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet duke mbajtur portën të paprekur në 3 prej tyre. Por në total, skuadra zikaltër nuk fiton 6 ndeshjet e para të luajtura në një vit kalendarik që nga 2007, kur trajner i skuadrës ishte Roberto Mançini.
-Interi ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në secilën prej 21 ndeshjeve të luajtura në Serinë A këtë sezon dhe mund të bëhet skuadra e dytë në histori që ka shënuar të paktën në 22 ndeshje radhazi pas Juventusit që ia ka dalë në 4 sezone (1957- 1958, 2005-2006, 2013-2014, 2018-2019).
-Juventusi ka arritur të grumbullojë 53 pikë pas 22 ndeshjesh të luajtura në këtë kampionat falë 16 fitoreve, 5 barazimeve dhe 1 humbjeje. Në 10 rastet e mëparshme kur kanë pasur kaq shumë pikë në këtë javë të turneut kanë dalë kampionët e Italisë.
-Juventusi ka barazuar në ndeshjen e fundit të luajtur në Serinë A (1-1 ndaj Empolit) dhe nuk merr 2 barazime radhazi në këtë kompeticion që nga shtatori i vitit 2022 me Fiorentinën dhe Salernitanën.


