KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Gjakovë qindra punëtorë të  `Comoditës` protestojnë për paga dhe kushte më të mira të punës
Ekonomi

Në Gjakovë qindra punëtorë të  `Comoditës` protestojnë për paga dhe kushte më të mira të punës

Kosova News
Kosova News 22:54 -02/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditë më parë shumë punëtorë të kompanisë `Comodita` në Gjakovë protestuan duke shprehur pakënaqësinë e tyre për nivelin e pagave por edhe kushtet e punës në këtë kompani.

Duke mos dashur të identifikohen, ata i deklaruan RTK-së se paga e ulët, kushtet dhe orari i parregullt i nxorën në rrugë për të protestuar. Nga zyrtarë të kësaj kompanie konfirmuan se janë njoftuar me pakënaqësitë dhe se po i trajtojnë ato.

Ditë më parë punëtorë të ndërmarrjes private Comodita me seli në Gjakovë, kanë dalë për të protestuar për të shprehur pakënaqësinë e tyre për nivelin e pagave.

Nga pamjet e transmetuara, në këtë protestë shihet një numër i konsiderueshëm i punëtorëve duke protestuar.

Me gjithë insistimin e RTK-së për të marrë një prononcim para kamerës nga vetë punëtorët e pakënaqur, një gjë e tillë ishte e pamundur.

Por, ata të cilët nuk deshën të identifikohen, thonë se arsyeja e protestës ishte paga e ulët, kushtet dhe orari i parregullt.

Zyrtarë nga kjo kompani thonë se kërkesat e punëtorëve tashmë po trajtohen. “Po është e vërtetë që një numër i punëtorëve kanë dal në protestë, që unë mund ta quaj protestë paqësore, normalisht si një ndërmarrje e madhe që jemi me mbi 1500 punëtorë, normalisht që gjithmonë që mund të ketë kërkesa nga punëtorët por edhe në këtë rast edhe pakënaqësi. Ne së bashku me menaxhmentin, po të njëjtën, ditë kemi dalë dhe i kemi pranuar kërkesat e tyre me çka edhe jemi duke i trajtuar”, tha Kreshik Sheremeti, zyrtar ligjor i kompanisë “Comodita”.

Ndërkaq RTK, gjatë ditës, ka kontaktuar edhe Jusuf Azemin, kreun e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, por ai tha se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ankesë, pasi kjo ndërmarrje private nuk ka sindikatë.

Ndërkohë nga Inspektorati i Punës nuk janë përgjigjur nëse kanë nisur ose do të nisin ndonjë inspektim për sa u përket ankesave të ngritura nga punëtorët.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?