KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kundërshtari i luftës dhe i Putinit, Nadezhdin dorëzon kandidaturën në garë për president
Botë

Kundërshtari i luftës dhe i Putinit, Nadezhdin dorëzon kandidaturën në garë për president

Kosova News
Kosova News 14:59 -31/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin, i cili haptazi ka bërë thirrje për ndaljen e pushtimit të Ukrainës nga Moska, e ka dorëzuar aplikacionin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë për t’u regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të 17 marsit.

Nadezhdin tha të mërkurën në uebsajtin e tij zyrtar se i ka mbledhur mbi 110.000 nënshkrime mbështetëse, mbi pragun prej 100.000 nënshkrimeve të nevojshme për t’u regjistruar si kandidat.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka 10 ditë kohë për t’i vlerësuar nënshkrimet se a janë të mirëfillta apo jo, dhe për të vendosur nëse Nadezhdin lejohet të garojë për president.

Nadezhdin, një 60-vjeçar i lindur në Uzbekistan, po përkrahet nga shoqatat e politikanit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny dhe figurat opozitare në mërgim, Maksim Kats dhe Mihail Khodorkovsky, megjithëse pritjet janë që zgjedhjet do të fitohen me lehtësi nga presidenti Vladimir Putin, i cili e ka udhëhequr Rusinë si president apo kryeministër prej vitit 1999.

Putini u regjistrua zyrtarisht si kandidat për president në fillim të kësaj jave për zgjedhjet që pritet t’i fitojë pa ndonjë telash, sepse kundërshtarët e tij kryesorë ndodhen ose në burg ose në mërgim, pasi kanë ikur për arsye sigurie.

Zgjedhjet në Rusi kontrollohet fuqishëm nga Kremlini dhe nuk janë as të lira e as të drejta.

Kush është Boris Nadezhdin?

Boris Nadezhdin, 60 vjeç, angazhohet për fundin e luftës në Ukrainë dhe fundin e mobilizimit ushtarak, si dhe për dialog me Perëndimin.

“Njerëzit nënshkruajnë për mua, jo sepse u pëlqej në mënyrë të veçantë, por sepse është një shans për të bërë diçka për paqen, për t’i dhënë fund gjithë kësaj historie dhe për t’i ndalur vrasjet e njerëzve”, tha Nadezhdin për agjencinë e lajmeve Reuters, më 24 janar, shkruan REL.

Së fundmi, aktivistë rusë në Mal të Zi mblodhën nënshkrime për Nadezhdin.

Sipas tyre, ai është i vetmi kandidat që e kundërshton luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Kjo është një mënyrë për të treguar qëndrimin tonë kundër luftës, duke e mbështetur atë”, tha Olga Stepanova të martën, e cila u zhvendos në Budvë të Malit të Zi pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, gati dy vjet më parë.

Deri më tani, për Nadezhdinin janë mbledhur rreth 1.700 nënshkrime në Mal të Zi.

Njëri prej organizatorëve, Illija Gureviç, beson se mesazhi që dërgohet, është më i rëndësishëm se numri.

“Të gjithë këta njerëz i kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë ardhur në Mal të Zi, për shkak të regjimit rus dhe luftës. Mesazhi i tyre është se ata duan ndryshime”, tha Gureviç dhe shtoi se rusët po mblidhnin mbështetje për Nadezhdinin edhe në disa vende të tjera evropiane.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 31/01/2024 31/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?