KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si asnjëherë më parë, Kosova me plot tetë xhudistë në Paris
Sport

Si asnjëherë më parë, Kosova me plot tetë xhudistë në Paris

Kosova News
Kosova News 10:42 -31/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Plot tetë garues do ta përfaqësojnë Kosovën në garën më prestigjioze të xhudos, Grand Slamin e Parisit.

Grand Slami i famshëm i Parisit mbahet prej 2 deri më 4 shkurt. Pritet pjesëmarrja e 661 xhudistëve nga 110 shtete të ndryshme. Në vitin olimpik, Grand Slami i Parisit fiton shumë në rëndësi. Fakti se Lojërat Olimpike në verë do të mbahen pikërisht në Paris, e bën edicionin e sivjetmë të pakrahasueshëm.

Grand Slami i Parisit ka traditë prej mbi gjysmë shekulli, ndërsa është atmosfera impozante që e bën garë të veçantë. Luftërat finale zakonisht zhvillohen para 15 mijë apo 20 mijë shikuesve, shumica prej tyre njohës të mirë të xhudos.

Vjet Kosova ishte përfaqëuar në Grand Slamin e Parisit me pesë xhudistë. Në vitet e mëparshme ishin gjithnjë më pak se pesë. Këtë herë trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vendosur të marrë pjesë me plot tetë xhudistë.

Në krye të ekipit të Kosovës do të jenë kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova. Prej xhudisteve do të garojnë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Flaka Loxha. Nga xhudistët do të jenë Akil Gjakova, Dardan Cena e Shpati Zekaj. Distria, Nora, Laura, Akili e Loriana vlerësohen me potencial të madh për medalje. Pa gjasa nuk janë as Dardani, Flaka e Shpati.

“Është e rëndësishme që më shumë xhudistë ta përjetojnë atmosferën e veçantë në Grand Slamin e Parisit. Për herë të parë kemi kaq shumë garues në garën më prestigjioze të sportit tonë”, ka thënë trajneri Driton Kuka për KOHËN.

Ai do të asistohet nga Majlinda Kelmendi.

Majlinda, si pak xhudiste e trajnere të xhudos, e njeh Grand Slamin shumë mirë. E ka fituar katër herë rresht medaljen e artë, duke filluar nga viti 2014 e deri në vitin 2017. E ka edhe një medalje të argjendtë në vitin 2013.

Distria Krasniqi i ka dy medalje të arta, dy të argjendta e dy të bronzta. Akil Gjakova ka fituar të artën në vitin 2018, ndërsa Nora Gjakova e fitoi medaljen e bronztë në vitin 2020.

Prej vitit 2013, Kosova ka fituar rregullisht medalje në Grand Slamin e Parisit. Vetëm në vitin 2021, pas Lojërave Olimpike në Tokio, xhudistët kosovarë nuk morën pjesë në ngjarjen në kryeqendrën franceze. Atë vit Grand Slami ishte mbajtur në tetor e jo në terminin e zakonshëm në fillim të muajit shkurt.

“Parisi është gjithmonë katalizator. Prodhon nivelin më të lartë të xhudos, befasitë më të mëdha . Është ngjarje që u tregon gjithë xhudistëve të rinj se çka duhet të synojnë nëse duan të jenë më të mirët. Grand Slami i Parisit është frymëzim, edukim dhe histori. Ne jemi shumë krenarë për të tashmen e kësaj ngjarjeje dhe po ashtu për trashëgiminë e saj”, ka thënë presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, shkruan KOHA.

Distria Krasniqi është bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa për të artën pritet të luftojë me xhudiste si italiania Odette Giuffrida, britanikja Chelsie Giles e izraelitja Gefen Primo.

Nora Gjakova është bartësja e gjashtë në kategorinë deri 57 kilogramë, ku konkurrenca është e jashtëzakonshme. Kanadezet Christa Deguchi dhe Jessica Klimkait janë bartëset një e dy.

Laura Fazliu është bartësja e dytë në kategorinë deri 63 kilogramë, menjëherë pas kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard. Ikona franceze, Clarisse Agbegnenou, vlerësohet me potencial për të shkuar deri në finale në këtë kategori.

Xhudistët e tjerë të Kosovës nuk janë në mesin e bartësve.

Në ditën e parë të garave, të premten, do të garojnë Distria, Nora e Flaka Loxha. Dhe medaljet e para për Kosovën në këtë vit mund të vijnë menjëherë të premten.

Gjithashtu lexoni:

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Kosova News 31/01/2024 31/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?