Në kuadër të një vizite pune që sot ka nisur në Gjermani, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter.
Në këtë takim është diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.
Me deputetin gjerman, Kiesewetter, Gërvalla foli edhe për progresin e dukshëm në ekonomi, sundim të ligjit dhe forcim të demokracisë në Republikën e Kosovës.
Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës.
Kjo vizitë pune e ministres në Berlin është një mundësi e mirë e koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve dhe politikave me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme gjermane.