Pape Oumar Cisse është përforcimi më i fundit nga Ballkani.
Kampionët e Kosovës zyrtarizuan sonte marrëveshjen me sulmuesin senegalez.
21-vjeçari së fundmi ishte pjesë Brera Strumicës në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka bërë karrierë edhe në Itali, te Giulianova dhe Avezzano.
Njoftimi nga klubi i Ballkanit:
“Repartit sulmues të skuadrës i bashkohet edhe senegalezi Pape Oumar Cisse.
Futbollisti 21 vjeç, i gjatë 1,85m, do të jetë armë shtesë e kampionëve tanë drejt objektivave në vazhdimësinë e garave.
Welcome Cisse”.


