KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bodo Weber: Perëndimi e di se nivelet e larta të Serbisë janë të përfshira në sulmin e Banjskës
Siguri

Bodo Weber: Perëndimi e di se nivelet e larta të Serbisë janë të përfshira në sulmin e Banjskës

Kosova News
Kosova News 19:45 -29/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pavarësisht suksesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka dështuar nisma franko-gjermane, thotë eksperti ballkanik Bodo Weber. “Zyrtarët e Bashkimit Evropian, për mendimin tim, e dinë këtë, por nuk do ta pranojnë”, beson ai.

Weber në një intervistë për televizionin N1 tha se nuk sheh ndonjë zhvillim të veçantë nga ardhja e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Beograd dhe më pas në Prishtinë.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin me Lajçakun ka theksuar se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe se do të respektojë gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.

“Kjo është vazhdimësi e simulimit të negociatave për zbatimin e marrëveshjes të Brukselit dhe Ohrit”, tha Weber.

Sipas tij, në kushte normale kjo do të nënkuptonte vazhdimin e ‘status quo’, por ajo është e trazuar që një vit e gjysmë, gjegjësisht pas braktisjes së institucioneve nga serbët e Kosovës, ngjarjet në Banjskë, që sipas tek ai, shkaktoi paqëndrueshmëri.

Kanë mbetur edhe pak muaj deri në verë dhe largimin e komisionit aktual dhe largimin e mundshëm të negociatorëve kryesorë Lajçak dhe Joseph Borrell. “Atëherë do të krijohet një vakum i rrezikshëm”, theksoi ai.

Duke folur për Banjskën, Weber thekson se Perëndimi në një farë mënyre insiston në një hetim të Serbisë për atë se cili ishte sfondi më i gjerë, por që, siç vlerëson ai, duket se është më shumë një simulim dhe se Perëndimi “bëhet sikur pret rezultate”.

“Perëndimorët e dinë se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin në Banjskë”, beson Weber.

Sipas tij, mosreagimi për Banjskën, “simulimi i shokut” është një lloj dritë jeshile për ngjarjet paszgjedhore në Serbi.

Ai tha se për më shumë se një dekadë e kemi parë politikën e dështuar të Perëndimit, pra, siç thotë ai, “duke e shikuar me llupë” të asaj që (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq po bën në lidhje me demokracinë dhe sundimin e ligjit, për hir të një marrëdhënieje konstruktive në dialogun me Kosovën.

Perëndimi është i bllokuar në një simbiozë me pushtetin e regjimit të Vuçiqit, por kjo nuk ka sjellë asnjë nga rezultatet e pritura, theksoi ai dhe shtoi se nuk ka forcë në bashkësinë ndërkombëtare për një përmbysje vendimtare të regjimit në Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata ishte parashikuar 500 mijë euro por u paguan mbi 5.3 milionë

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?