KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Djegia e veturës së Guriq, MPB: Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serbë
Siguri

Djegia e veturës së Guriq, MPB: Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serbë

Kosova News
Kosova News 15:42 -28/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër sulmin ndaj Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq.

MPB thotë se për sulmin janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës.

“Nga Policia e Kosovës jemi njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit është djegur vetura e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Leposaviqit, Gorski Guriq. Ky sulm ndaj Guriq dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar qasjen dhe sulmet e saj kriminale ndaj qytetarëve serb që janë lojal ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky akt është në vazhdën e djegieve të njëpasnjëshme të veturave të qytetarëve serb që bashkëpunojnë apo angazhohen në institucionet e Republikës sonë”, thuhet në reagim.

Më tej, MPB thekson se sulmet e tilla të Serbisë që targetojnë qytetarët serb që angazhohen në institucionet tona, synojnë që të krijojnë pasiguri tek qytetarët tanë dhe të përcjellin edhe mesazhin e fatit të atyre që duan të angazhohen në institucionet tona.

“Ftojmë Policinë e Kosovës për angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti dhe sjelljen e kryesve para drejtësisë. Institucionet tona do të vazhdojnë të jenë të hapura për angazhim dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim”, theksohet ndër tjera në komunikatë.

Digjet vetura e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Leposaviq (FOTO)

Ndryshe, Policia sot njoftoi se djegia e veturës së Gorski Guriq ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Me datë 28.01.2024, rreth orës 04:20 Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në Leposaviq një veturë është duke u djegur. Sipas informative fillestare cak i djegies ka qenë vetura e tipit Fiat Punto, me targa të Republikës së Kosovës. Në këtë rast raportohet që ankuesi është mashkull serb (Kryetar i Kuvendit në Kuvendin Komunal në Leposaviq)”.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se në afërsi të veturës te motori është hasur një shishe plastike dhe një leckë e cila kundërmon në benzinë e që dyshohet se është vendosur si ndezës për ta djegur veturën.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata ishte parashikuar 500 mijë euro por u paguan mbi 5.3 milionë

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?