KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga 1 shkurti 2024 – Gjermania me një zgjidhje për krizën: Katër ditë pune në javë, pagat e njëjta
Ekonomi

Nga 1 shkurti 2024 – Gjermania me një zgjidhje për krizën: Katër ditë pune në javë, pagat e njëjta

Kosova News
Kosova News 09:18 -28/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përpjekja e Gjermanisë për ta ringjallur ekonominë është gati të marrë kthesë eksperimentale pasi një mori kompanish do të testojnë të punuarit katër ditë në javë, ndërsa pagat do të mbesin të njëjta, shkruan Bloomberg.

Programi gjashtëmujor që do të fillojë nga 1 shkurti do t’ua japë një ditë shtesë pushim çdo javë qindra punonjësve – me paga të njëjta. Eksperimenti ka për synim të zbulojë nëse sindikatat kanë të drejtë që jo vetëm punonjësit mund të jenë më të shëndetshëm dhe më të lumtur, por edhe më produktiv.

“Jam absolutisht i bindur se investimet në ‘strategjinë e re’ shpërblehen sepse ato rrisin mirëqenien dhe motivimin, duke rritur më pas edhe efikasitetin. Java katër-ditore, nëse funksionon, nuk do të na kushtojë asgjë në planin afatgjatë”, ka thënë Soeren Fricke, bashkëthemelues i kompanisë “Solidsense”, një nga 45 kompanitë që marrin pjesë në këtë pilot-program.

Projekti nënvizon ndryshimin e madh që po ndodh në tregun gjerman të punës, ku mungesa e punëtorëve të kualifikuar po u jep presion kompanive. Mungesa – e shoqëruar me inflacion të lartë – ka inkurajuar punonjësit në të gjithë industritë që të kërkojnë rritje të pagave dhe të ruajnë fleksibilitetin dhe pavarësinë që fituan gjatë pandemisë.

Mosbalancimi po nxit tensionet punëdhënës-punonjës. Shoferët e trenave aktualisht po mbajnë grevë gjashtë-ditore, duke kërkuar që java e punës të shkurtohet nga 38 në 35 orë, pa ulje të pagave. Sindikata e ndërtimit po kërkon rritje pagash prej më shumë se 20 për qind për 930 mijë punëtorët e saj – lëvizje që disa ekonomistë paralajmërojnë se mund të nxisë inflacionin.

Sipas një sondazhi të vitit të kaluar, gjysma e kompanive gjermane të paktën pjesërisht nuk janë në gjendje t’i mbyllin vendet e lira të punës. Gjiganti i softuerit, “SAP SE”, nga viti 2022 ndaloi së kërkuari diploma universitare, ndërsa kompania e pasurive të paluajtshme, “Vonovia SE”, rekrutoi njerëz nga Kolumbia për të përballuar mungesën.

Dhe problemi do të përkeqësohet: më shumë se 7 milionë njerëz pritet të largohen nga fuqia punëtore gjermane deri në vitin 2035, pasi nivelet e lindjeve dhe imigrimi janë shumë më pak se ajo që nevojitet për të zëvendësuar popullsinë në plakje.

Ndërsa punonjësit do të punojnë më pak orë gjatë eksperimentit me pagë të njëjtë, produktiviteti duhet të jetë i qëndrueshëm ose të rritet, sipas organizatës jofitimprurëse me bazë në Zelandën e Re, “4 Day Week Global”, e cila po udhëheq projektin. Përveç rritjes së produktivitetit, kompanitë pritet të përfitojnë gjithashtu nga pushimet mjekësore për shkak të stresit apo sëmundjeve të lehta. Mesatarisht, punëtorët në Gjermani ishin të paaftë për të punuar për 21.3 ditë në vitin 2022 – kjo nënkupton humbje prej 207 miliardë eurosh, sipas Institutit Federal për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Mbështetësit e javës katër-ditore të punës argumentojnë gjithashtu se kjo mund të tërheqë potencial të pashfrytëzuar në tregun e punës në Gjermani – një vend që ka një nga proporcionet më të larta të punonjësve me kohë të pjesshme në BE, gjithashtu midis grave, sipas Eurostat.

Ndërsa Gjermania ka deri tani prodhimin më të madh ekonomik në Evropë, mungesa e investimeve në inovacion dhe digjitalizim ka penguar përfitimet nga produktiviteti.

Ministri i Financave, Christian Lindner, anëtar i Partisë së Lirë të Demokratëve, miqësore ndaj bizneseve, ka dhënë kritika të forta për eksperimentin me katër ditë pune në javë, duke thënë se një veprim i tillë do të kërcënonte rritjen ekonomike dhe prosperitetin gjerman.

Por eksperimentet e mëparshme në SHBA dhe Kanada tregojnë se përfitimet janë të mundshme, sipas “4 Day Week Global”. Punëtorët që morën pjesë raportuan përmirësim të shëndetit fizik dhe mendor, ndërsa kërkesa për pushime mjekësore ra. Pas studimeve, asnjë nga kompanitë pjesëmarrëse nuk planifikoi të kthehej në një javë pesë-ditore pune.

Një program në Britaninë e Madhe, më i madhi ndonjëherë me 61 kompani pjesëmarrëse, tregoi fitime të ngjashme, duke përfshirë rënie prej 65 për qind në kërkesat për pushime mjekësore. Në Portugali, nivelet e ankthit dhe problemet e gjumit u ulën me afërsisht 20 për qind. Kompanitë gjermane shpresojnë për përfitime të ngjashme dhe disa punëtorë pjesëmarrës planifikojnë të ofrojnë mostra flokësh dhe të dhëna nga fitnesi për të gjurmuar më saktë nivelet e stresit.

Belgjika u bë vendi i parë evropian që e bëri opsional javën katër-ditore në vitin 2022, megjithëse orët totale javore duhet të mbeten të njëjta si në një javë pesë-ditore. Japonia ka inkurajuar kompanitë të ofrojnë javë më të shkurtra pune me shpresën se njerëzit do të përdorin kohën për të shpenzuar para dhe për të pasur fëmijë, duke rritur ekonominë dhe popullsinë e plakur.

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Kosova News 28/01/2024 28/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?