KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KOSTT dhe MCA-Kosovë nënshkruajnë Marrëveshjen për instalimin e sistemit të ruajtjes së energjisë përmes baterive
Ekonomi

KOSTT dhe MCA-Kosovë nënshkruajnë Marrëveshjen për instalimin e sistemit të ruajtjes së energjisë përmes baterive

Kosova News
Kosova News 21:11 -26/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje


Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT, Evetar Zeqiri dhe kryeshefja ekzekutive e MCA-Kosovë, Florina Duli Sefaj nënshkruan Marrëveshjen me subjektin zbatues të Programit “Kompakt” për instalimin e sistemit të ruajtjes së energjisë përmes baterive (BESS).

“Ky moment historik është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë ndër vite në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Fondit të Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) e cila në kuadër të programit Kompakt, synon instalimin e sistemit te ruajtjes se energjisë nëpërmjet baterive me kapacitet prej 170 MW (apo 340 MWh), me një vlerë totale prej 180 milion $, ndërsa KOSTT pritet që të përfitojë nga ky projekt bateri me kapacitetit prej 45 MW (apo 90 MWh), në vlerë prej rreth 46.2 milione dollarë” thuhet në njoftim.

Me zbatimin e kësaj marrëveshje, KOSTT merr përsipër përgjegjësinë për të mbështetur MCA-Kosovë për implementimin e projektit, e cila përfshin plotësimin e kushteve pararendëse, përgatitjen gjatë projektimit, si dhe mbikëqyrjen gjatë fazës së ndërtimit, komisionimit dhe energjizimit të projektit të BESS.

Me këtë rast, Zeqiri ka shprehur falënderim ndaj Qeverisë së Kosovës, popullit zemërgjerë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe MCC për mbështetjen e tyre, duke theksuar zotimin për përfundimin e projektit në mënyrë të përsosur.

‘’Falënderojmë Qeverinë e Kosovës , Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe MCC për mbështetjen e tyre në këtë projekt. Ky hap i rëndësishëm drejt tranzicionit energjetik kontribuon dukshëm në rritjen e aftësive balancuese të KOSTT, ndihmon në sigurimin e shërbimeve ndihmëse për KOSTT në integrimin e Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë dhe rritë sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend. Ne zotohemi që do të përkushtohemi për përfundimin e projektit në mënyrë të përsosur duke u shërbyer më mirë qytetarëve tanë për një sistem energjetik të qëndrueshëm dhe modern’’ tha ai.

Florina Duli Sefaj theksoi se kjo marrëveshje  shënon një hap të rëndësishëm drejt një të ardhme të qëndrueshme dhe inovative për sektorin e energjisë në Kosovë, dhe është në funksion të mbështetjes për integrimin e burimeve të ripërtrishme, njëkohësisht duke kontribuar në përmbushjen e objektivave të Strategjisë së Energjisë së Kosovës dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ajo njëkohësisht theksoi se kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për zbatimin e Kompaktit në tërësi. MCA – Kosovë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të ketë përgjegjësinë për zbatimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim të ngushtë me KOSTT.


Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 26/01/2024 26/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Lirimi me kusht i Thaçit, Specialja: Vendimi i takon vetëm gjyqtarit
13:37 -14/07/2026
Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?