KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime
Lajme

Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime

Kosova News
Kosova News 10:56 -26/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në vitin 2023, Kosova ka mbledhur rreth dy milionë euro nga tatimet e bizneseve të regjistruara në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ndërkaq, rreth 93 biznese të regjistruara në këto komuna nuk i kanë shlyer detyrimet tatimore, dhe ai borxh shkon në rreth 270 mijë euro.

Në një përgjigje të Administratës Tatimore të Kosovës për Radion Evropa e Lirë saktësohet se në veri të Kosovës janë gjithsej 374 biznese të regjistruara, por nga ATK-ja nuk janë përgjigjur në pyetjen se a kanë informacione se sa prej tyre janë të paregjistruara.

Bazuar në hulumtimin e Institutit Kosovar për Studime të Avancuara – GAP, në marsin e vitit 2023 në Kosovë ishin rreth 97.000 biznese aktive. Nga ky numër, 5.253 biznese ishin në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, nga të cilat 30 për qind ishin në pronësi të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Më 23 janar, REL-i ka shkruar për mbylljen e bizneseve në komunën e Leposaviqit, për shkak të kontrollit të shtuar të bizneseve të paregjistruara në veri të Kosovës.

Njëri nga pronarët e bizneseve të tilla, Jovica (emri i plotë i njohur për redaksinë) nga Leposaviqi, ka konfirmuar se ka shtatë vjet që punon “në të zezë”, dhe se nuk ka paguar taksa dhe detyrime të tjera.

Siç tha ai, në të ardhmen do të “përpiqet” të raportojë dhe të shohë nëse do të jetë fitimprurës.

Ai tha gjithashtu se biznesmenë të tjerë, të cilët deri më tani kanë punuar ilegalisht, kanë filluar të regjistrojnë bizneset e tyre, shkruan REL.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, gjatë dy muajve të fundit ka kryer disa bastisje në depo apo shitore në katër komuna në veri të Kosovës, pasi ka marrë informacione se ato operojnë ilegalisht.

Në një prononcim zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u rekomandoi biznesmenëve që të regjistrojnë bizneset e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 26/01/2024 26/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?
10:34 -14/07/2026
Tentim vrasja në Pejë: Zbulohet krejt çka gjeti Policia, kapen mbi 100 fishekë
10:07 -14/07/2026
Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve
09:32 -14/07/2026
ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore
09:30 -14/07/2026
Theret me thikë një person në Mitrovicë
09:07 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?