Zëvendësministri i Infrastruktures, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në Departamentin për patentë shofer.
Sipas tij, këtë veprim e ka bërë pas dyshimeve për keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Ndërsa ka njoftuar se ditët në vazhdim do të prezentojë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime në njësitë për patentë shofer në Kosovë.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot kam nxjerrë vendim për shkëputje të marëdhënies së punës për tre ekzaminerë të angazhuar në departamentin për Patentë shofer.
Këtë veprim e kam bërë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.
Ditëve në vazhdim do të prezentojmë të gjitha të gjeturat që lidhen me keqpërdorime shumë të mëdha në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës.


