KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria përfshihet nga bora, një zonë shpall gjendje të jashtëzakonshme
Rajon

Shqipëria përfshihet nga bora, një zonë shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kosova News
Kosova News 17:05 -20/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shqipëria është përfshirë nga reshjet e borës në pothuajse gjithë vendin.

Gjendja më e rënduar është në Fushë Arrëz që ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

“Bashkia Fushë-Arrëz do të bëj të pamundurën për t’ju gjendur pranë banoreve me të gjithëve Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punën me Emergjencat Civile Kombëtare për të përballuar situatën”, ka shkruar në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë, Hil Curri.

Ditën e sotme moti në zonat juglindore dhe veri të Shqipërisë është përkeqësuar ku janë shtuar reshjet e dëborës. Autoritetet kanë apeluar që shoferët të bëjnë kujdes të shtuar në rrugë, ndërsa qytetarët të evitojnë daljet e panevojshme.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, rruga në Qafë Murrizë është bllokuar. Policia në Shqipëri njoftoi se po punojnë për hapjen e aksit dhe se lëvizja nga Peshkopia drejt Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër.

“Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Si pasojë, aksi rrugor bypass Qafë Murrizë, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e aksit dhe lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Shkopet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Si pasojë e reshjeve të dëborës, Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë njoftoi se nuk do të lejojë të kalojnë në Rrugën e Arbrit automjete pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.

Gjendja e rënduar pas reshjeve është edhe në Bashkinë e Lezhës ku banorëve iu është bërë thirrje që të mos dalin nga shtëpia nëse nuk e kanë të nevojshme.

“Të nderuar banorë të Lezhës, për shkak të situatës së krijuar nga moti si dhe reshjet e dëborës me intensitet të ulët ju ftojmë të bëni kujdes sidomos drejtuesit e automjeteve. Të marrin masa për përdorimin e zinxhirëve si dhe ftojmë të gjithë banorët të shmangin daljet e pa nevojshme”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në aksin rrugor Skuraj-Burrel ka pasur rënie gurësh si pasojë e reshjeve të shiut, por megjithatë rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme.

Në njoftimin e ARRSH-s thuhet se në zonën veriore të Shqipërisë ka reshje dëbore me intensitet dhe erë në rrugët Ura e Zapodit-Shishtavec në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, Klos, Peshkopi, Bajram Curri-Fierzë, në Tropojë.

Sipas ARRSH, mjetet borëpastruese dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje dhe rrugët janë pastruar nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme.

“Mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes kanë qenë në terren pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme”, njoftoi ARRSH.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 20/01/2024 20/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?