KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti përkujton Ahmet Kaçikun dhe dëshmorët e Reçakut
Lajme

Kryeministri Kurti përkujton Ahmet Kaçikun dhe dëshmorët e Reçakut

Kosova News
Kosova News 22:59 -19/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e 25-vjetorit të rënies, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar të premten heroin kombëtar Ahmet Kaçikun dhe dëshmorët tjerë në Reçak.

Kurti ka shkruar se UÇK ishte një ushtri e ngritur nga luftëtarë vullnetarë në luftën e drejtë për çlirimin e atdheut dhe mes detyrave të saj më të vështira ishte mbrojtja e banorëve civilë nga vrasjet, masakrat, torturat, plaçkitjet dhe djegiet nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake të Serbisë.

“Që nga e premtja e 15 janarit të vitit 1999, kur forcat speciale policore të Serbisë kryen masakër në Reçak dhe deri më 11 shkurt kur u varrosën të vrarët, në Reçak dhe në disa fshatra të tjera përreth të Shtimes, nisi një betejë për mbrojtjen e kufomave të të vrarëve. Më 19 janar, te Guri i Bagdashit në Reçak, ra dëshmor Ahmet Kaçiku, Komandant i Brigadës 161 të Zonës Operative të Nerodimes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia nuk mjaftohej vetëm që po i masakronte civilët e paarmatosur shqiptarë, ajo i donte edhe kufomat e tyre që t’ua bënte ‘autopsinë’ para ekipit të forenzikës nga Bashkimi Evropian që asokohe udhëhiqej nga finlandezja Dr. Helena Ranta”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ahmet Kaçiku kishte lindur në fshatin Biti e Epërme në vitin 1964, pikërisht më 15 janar, datën që do të kryhej masakra e Reçakut, me të cilën do të lidhet emri i tij përgjithmonë. Pas rënies së komandantit të saj, Brigada 161 u quajt Brigada “Ahmet Kaçiku”. Ahmet Kaçiku ishte angazhuar për mbrojtjen e civilëve të asaj zone që nga 15 janari dhe derisa u vra më 19 janar.

” Po atë ditë, ra dëshmor edhe ushtari i UÇK-së, Vezir Jashari nga fshati Gradish i Gjilanit. Atë ditë, pra më 19 janar 1999, në fshatin Mollopolc të Shtimes, po varroseshin nëntë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishin vrarë ditën e masakrës në Reçak më 15 janar: Ali Beqa, Shaqir Berisha, Ismail Luma, Kadri Syla, Sadik Mujota, Mehmet Mustafa, Skënder Qarri, Enver Rashiti dhe Nazim Kokollari. Dy ditë më pas, më 21 janar, në varrezat e dëshmorëve në Mollopolc u varros edhe Ahmet Kaçiku”, ka kujtuar Kurti.

“Lavdi Ahmet Kaçikut, mes kujtimeve për dëshmorët e UÇK-së të rënë në Reçak dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 19/01/2024 19/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?