KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkan
Lajme

Torres: SHBA-ja nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkan

Kosova News
Kosova News 14:17 -19/01/2024
Shpërndaje
UNITED STATES - JUNE 25: New York City COuncilman Ritchie Tores sits down with CQ Roll Call. He is a Democrat running in NY-15 in the Bronx. The race now an open-seat contest now that Rep. Jose E. Serrano is retiring. (Photo by Nathan Ouellette/CQ Roll Call)
Shpërndaje

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën në Ballkan dhe kjo është në interes të SHBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin.

Ai në një intervistë ka folur edhe për tendencën e Rusisë që nëpërmjet Serbisë të ushtrojë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit.

“Presidenti Joe Biden ka folur për demokracinë dhe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë pjesë e kësaj politike. Kosova është një demokraci, një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia është një vend autokrat, përderisa Kosova është një aleate e SHBA-së.

Kosova ishte e para që pranoi refugjatë, derisa Serbia është satelit i Rusisë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, por në të kundërtën ka importuar armë nga ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin, është figura më e çmuar në Serbi”, tha ai.

Torres ka folur edhe zgjedhjet në Amerikë, gjersa ka shprehur bindjen se do Joe Biden do të udhëheqë SHBA-të.

“Jam i bindur që presidenti Joe Biden do të udhëheqë SHBA-në  dhe do të jetë më miqësor për Kosovën. Administrata e ish presidentit Donald Trump ka bërë shumë gabime dhe ka anësi për Serbinë, e jo për Kosovën. Besoj që presidenca e Joe Biden do të ishte më e interesuar për Kosovën”, tha ai për RTK.

Kongresisti Torres ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë.

“Bashkimi Evropian ka qenë më i ashpër ndaj Kosovës, sesa ndaj Serbisë. Derisa Kosova është e radhitur në krah të BE-së, Serbia është më afër Rusisë. Sjellja e BE-së është një storie më vete dhe nuk mund ta shpjegoj. Por Kosova duhet të trajtohet me më shumë respekt, sepse është një aleat më i mirë. Serbia ka treguar se përzihet në punë të brendshme të Kosovës duke bashkëpunuar me njerëz që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës”, tha ai.

Torres është shprehur skeptik se Serbia mund të largohet nga ndikimi rus.

Ai ka folur edhe për masat që i janë vënë Kosovës nga BE-ja, ndërsa Serbisë jo.

“Ky është një mister edhe për mua, kur në këtë formë BE dënon Kosovën dhe jo Serbinë. Kjo më duket fundamentalisht e padrejtë. Serbia është anëtare e Partneritetit për Paqe, kurse Kosova është e përjashtuar. Kosova është e radhitur krah BE-së, kurse Serbia me Rusinë. Qartazi mendoj se është zhgënjim që BE-ja është treguar e njëanshme ndaj Kosovës”.

Ai ka thënë se Kosova duhet të njihet si shtet dhe të përfshihet në institucionet evropiane, siç është anëtarësimi në BE, dhe pastaj të anëtarësohet edhe në OKB dhe INTERPOL, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

Kosova News 19/01/2024 19/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?