Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, është lutur për motrën e saj, e cila dje është lënduar në rastin e rënies së kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se sot ditë e premte është lutur për shëndeti e motrës se saj.
“Sot, ditë e xhuma!”, shkruan deputetja kosovare, duke iu referuar ditës së premte. “Lutemi për ty, Elza”, vazhdon tutje Ujkani.
Nga QKUK tregojnë se e lënduara, mbrëmë iu është nënshtruar një intervenimi kirurgjik për shkak të lëndimeve që ka pësuar.
Shefi i Mjekimit Intenziv Qendror (MIQ), Shaqir Uka, u tha sot mediave se si pasojë e lëndimeve, 23 vjeçarja ka pësuar gjakderdhje në indin trunor dhe trajtimin po e bën e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura e frymëmarrjes.


