KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raportohen tri vjedhje të rënda – hajnat marrin para, armë e stoli ari
Siguri

Raportohen tri vjedhje të rënda – hajnat marrin para, armë e stoli ari

Kosova News
Kosova News 08:55 -18/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës njofton se tri vjedhje të rënda janë raportuar gjatë ditës së mërkurë.

Sipas njoftimit, njëri ka ndodhur në rrugën “Laura Shamani” në Prishtinë, ku nga shtëpia e një qytetari janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

“Rr. Laura Shamani, Prishtinë / 17.01.2024. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Drenica” në Ferizaj, ku persona të panjohur nga shtëpia e një qytetari që ndodhet jashtë vendit, kanë vjedhur para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari.

“Rr. Drenica, Ferizaj / 17.01.2024 – 16:09. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur dyshohet se kanë kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull i cili ndodhet jashtë vendit, me ç’rast janë vjedhur para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari”.

Ndërsa në Vushtrri, raportohet se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e një qytetari dhe nga aty janë vjedhur një armë me fishekë, stoli ari dhe para të gatshme.

“Vushtrri / 17.01.2024 – 18:00-20:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh”, njofton policia.

Të tria rastet janë nën hetime.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata ishte parashikuar 500 mijë euro por u paguan mbi 5.3 milionë

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?