KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rashiq: Jam i gatshëm të bashkëpunoj nëse ftohem për përpilimin e draftit të Asociacionit
Lajme

Rashiq: Jam i gatshëm të bashkëpunoj nëse ftohem për përpilimin e draftit të Asociacionit

Kosova News
Kosova News 19:37 -17/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ftuar në ‘Info Plus’ të RTK-së ka folur për situatën në veri me fokus për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri, themelimin e Asociacionit si dhe riintegrimin e serbëve në institucionet vendore.

Duke folur rreth nënshkrimit të peticionit për shkarkimin e kryetarve në veri, Rashiq tha se përfaqësimi atje nuk ishte i shumicës prandaj erdhi gjendja deri tek peticioni.

“Ministria e jonë e ka hartuar këtë plan sipas nevojave dhe është një hap i pritur sa i përket nënshkrimeve nga qytetarët atje, verifikimit të nënshkrimeve dhe nëse krijohen kushtet për ndonjë referendum edhe ai do të ndodhë atje.  Konsideroj që nëse do të ketë zgjedhje atje pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë e kënaqshme”, tha Rashiq, duke shtuar se me këto zgjedhje do të ketë përfaqësim më normal në veri.

Tutje, sipas tij, pavarësisht se cilët do të zgjidheshin kryetarët, ministri që ai drejton do të bashkëpunojë me të gjithë.

Ai ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së ngjarjeve të shtatorit, kjo për faktin se i gjithë faktori ndërkombëtarë tashmë është i sensibilizuar për këto ngjarje.

Rashiq, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë nëse ftohet në përpilimin e draftit të Asociacionit.

“Prej fillimi kam thënë se obligimet ndërkombëtare nuk mund të fshihen. Pra ai dokument pavarësisht se si quhet Asociacion apo vetmenagjim kjo është relevante. Unë konsideroj që në arenën ndërkombëtare do të shihej si një hap i madh i Kosovës kur do të nis hartimi i draftit të Asociacionit dhe mendoj se një çështje e tillë do ta fuqizojë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha Rashiq.

Ndryshe, javën e ardhshme, mbledhja e nënshkrimeve pritet të nisë edhe në Zveçan dhe Zubin Potok.

Kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok janë shqiptarë, pasi partitë dhe popullata serbe bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023.

Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Mitrovicën e Veriut duhet të mblidhen së paku 3.640 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të komunës, pasi në listën zgjedhore janë regjistruar 18.199 persona me të drejtë vote.

Në komunën e Leposaviqit të drejtë vote kanë 13.441 persona, që do të thotë se të paktën 2.689 prej tyre duhet ta nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit.

Në Zubin Potok peticionit duhet t’i përgjigjen së paku 1.347 votues, që është 20 për qind nga 6.732 të votuesve të regjistruar.

E në Zveçan, që peticioni të jetë i suksesshëm duhet të nënshkruhet nga së paku 1.411 persona.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 17/01/2024 17/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?