KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shpërthimi i granatës në veri të Mitrovicës, Prokuroria: Personi i paidentifikuar hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave
Siguri

Shpërthimi i granatës në veri të Mitrovicës, Prokuroria: Personi i paidentifikuar hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave

Kosova News
Kosova News 13:44 -16/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy persona kanë mbetur të plagosur të hënën mbrëmë në veri të Mitrovicës, si pasojë e shpërthimit të një granate dore.

Njëri nga të plagosurit sipas policisë ka marrë lëndime të rënda, por që i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23:52, rrugën Knjaz Millosh në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore.

Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin në veri, Veton Elshani ka thënë se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.

“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.

Ai shtoi se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.

“Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, u shpreh Elshani.

EULEX-i e KFOR-i në vendin ku ndodhi shpërthimi në veri
Dy persona të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në veri të Mitrovicës

Gjithashtu lexoni:

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24-orëve, 33 të lënduar në aksidente

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Arrestohet në Merdare një person i dyshuar për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?