KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Berisha: Rama është armiku më i madh i Kosovës
Rajon

Berisha: Rama është armiku më i madh i Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:41 -14/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ashtu sikurse tashmë është kthyer në një rutinë, edhe këtë të diel dhjetëra qytetarët janë mbledhur poshtë ballkonit të Sali Berishës për ta mbështetur në përballjen e tij me drejtësinë.

Në fjalën e tij, teksa valëviste flamurin e Partisë Demokratike, Berisha hodhi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Kjo jo për zhvillimet në Shqipëri, por në Kosovë.

Sipas Berishës, Rama është armiku më i madh i Kosovës madje duke e krahasuar atë me Vaso Çubrilloviqi, i cili ishte një nga studiuesit jugosllav që kanë kryer studime për zhdukjen e shqiptarëve.

“Rikujtoni pak pa bërë betimin fluturoi në Kosovë, e pritën si kryeministrin e Shqipërisë në parlament. Hyri si bandit, boshatisi parlamentin sepse fyeu historinë e Kosovës, arkitektin e pavarësisë së saj, të pavdekshmin Ibrahim Rugova. Miqtë e mi! Beteja e tij kundër popullit të Kosovës, është beteja më e egër e zhvilluar ndonjëherë, pas asaj të Aleksandar Vuçiq.

Sot ish-udhëheqësit politikë të Kosovës janë në Hagë. Ua them ju, ua them shqiptarëve se hjekësi i tyre është Edi Rama. Edi Rama me Xhorxh Sorosin, nisën projektet për copëtimin, ndarjen e Kosovës për llogari të Vuçiq.

Edi Rama pasi dështoi me turp, u bë si argat i Vuçiqit promotori kryesor i Ballkanit të Hapur. Shqiptarë dhe shqiptar, cilido që e ndjen vetën të tillë nuk mund të pranojë Edi Ramën kryeministër. Mos harroni se për shkak të Vuçiqit dhe Sergei Lavrov, Edi Rama e shndërroi Tiranën në megafonin e Beogradit kundër Kosovë. Shndërroi Tiranën në megafonin e Kremlinit kundër Kosovës.

Pasi dështoi dhe me Ballkanin e Hapur, u vërsul si i tërbuar, vendosi sanksione në emër të Beogradit, i pari kundër Kosovës. Loboi si armik i egër i saj, kundër lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Kosovës. Komplotoi për Banjskën dhe akte të tjera. Çdo shqiptar të pyesë veten sonte, çfarë lidhje ka ky me qenie tonë, ç’lidhje ka ky me identitetin tonë si shqiptar, me interesin tonë kombëtar. Është koha për të dëgjuar këta burra e gra të cilët mblidhen çdo natë për një apel, kushtrim për secilin shqiptar kudo që ndodhet.

Nëse ndaj Kosovës Edi Rama u dëshmua një Enver i dytë që e shiti atë, një Pashiç në Tiranë, si u dëshmua ai ndaj shqiptarëve në Shqipëri.

Çubrilloviçi nga varri do ta kishte lakmi veprën e zezë të tij ndaj shqiptarëve në Shqipëri. Unë nuk di ndonjë rast, ndonjë luftë, ndonjë tragjedi natyrore që të ketë larguar nga vendi në 8 vite mbi 33% të një populli të një vendi.

Lufta e Dytë botërore më shkatërrimtare se në çdo vend tjetër ishte në Poloni. Polonia humbi 20% të popullit shqiptar. Shqipëria në 8 vitet e Edi Ramës humbën 33% dhe mban sekret prej kaq muajsh rezultatin e regjistrimit të popullatës. Nuk e nxjerr se ajo është akuza më e rëndë e gjenocidit që kjo mostër kreu ndaj kombit të tij.  Ndaj dhe kjo tribunë, ky parlament i guximit njerëzor, i dinjitetit njerëzor, atdhetarisë dhe interesit kombëtar fton çdo shqiptar të bashkohet në këtë betejë”, tha Berisha./A2 CNN

Gjithashtu lexoni:

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Kosova News 14/01/2024 14/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?