Bashkim Kurti është emëruar kryeshef i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë ai. “Po, e konfirmoj. Vendimi është prej sot, përndryshe intervista ka qenë dje”- ka thënë Kurti. Ndryshe, Bashkim Kurti ka qenë drejtor në Kompaninë Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”. Në anën tjetër, Enis Abdurrahmani ka qenë ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës” për më shumë se dy vite.
Në shtator të vitit të kaluar Abdurrahmani ishte shkarkuar nga bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes.“Për shkak te mospërmbushjes së detyrave të punës, neglizhencës dhe keqmenaxhimit Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, Sh. A. vendosi njëzëri të shkarkojë nga detyra e U.D. Kryeshefit të “Trepça”, Sh. A. z. Enis Abdurrahmani” – thuhej asokohe në njoftim.Gjithashtu në njoftim thuhej se Enis Abdurrahmani nuk ishte bashkëpunues me bordin mbikëqyrës.


