KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vajza e Nikolla Sanduloviqit: Babai nuk do të mbijetojë në këto 30 ditë paraburgimi, do ta vrasin
Rajon

Vajza e Nikolla Sanduloviqit: Babai nuk do të mbijetojë në këto 30 ditë paraburgimi, do ta vrasin

Kosova News
Kosova News 18:43 -09/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjendjen shëndetësore të babait, Klara Sandulloviq, e bija e Nikolla Sandulloviqit, e përshkruan jashtëzakonisht kritike dhe se frikësohet se i njëjti nuk do të mund të mbijetojë këto 30 ditë në paraburgim, ngase siç thotë ajo, “do ta vrasin”

Klara Sandulloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sanduloviq, ka thënë se prapa ngjarjes qëndron shteti serb, në krye me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Gjendjen shëndetësore të babait, Klara e përshkruan jashtëzakonisht kritike, dhe se frikësohet se i njëjti nuk do të mund të mbijetojë këto 30 ditë në paraburgim, ngase siç thotë ajo, “do ta vrasin”.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Klara Sandulloviq thotë se edhe pse ish-shefi i BIA-s, Aleksandër Vulin, e ka pranuar se ka dhënë urdhër arrestin, megjithatë ajo të njëjtin e quan “qengj kurban”.

“Ne jemi familja dhe kemi të drejtë të njoftohemi për të. Gjendja e tij shëndetësore është jashtëzakonisht kritike, ai është në rrezik jete. Për momentin jemi në Nish sot, jemi ankuar, kërkojmë lirimin e tij dhe të vij në shtëpi për kujdes shtëpiak. Po ashtu kemi parashtruar kërkesën për vizitë, kështu që shpresoj se do të jemi në gjendje të lajmërohem së shpejti që t’iu njoftoj se cila është gjendja e tij. Më duhet të theksoj se ai nuk ka për të mbijetuar këto 30 ditë atje, sepse atje kanë për ta vrarë”, tha ajo.

“E gjithë kjo ishte porosi dhe e orkestruar nga qeveria e Republikës, shteti, Republika e Serbisë, nga presidenti personalisht, e kjo që Vulin po lajmërohet dhe flet se ai e ka bërë, ai është vetëm qengji kurban, që duhet ta pranonte, dikush duhej ta pranonte se babi im është rrëmbyer nga ana e BIA-s, po prapa kësaj qëndron shteti dhe ai ka dalë nga një ent shtetëror në këtë gjendje”, shtoi më tej ajo.

Klara Sandulloviq, potencoi se babai i saj nuk ka përhapur gjuhë të urrejtjes, ngase siç thotë ajo vendosja e luleve te varri i një viktime të pafajshme nuk është gjuhë e urrejtjes por është shenjë e vullnetit të mirë.

“Kjo çfarë po bëjnë këta, është një gjuhë vërtetë e urrejtjes, babi im nuk ka përhapur asnjë urrejtje, vendosja e luleve është një shenjë e vullnetit të mirë,  pajtimit dhe shprehjes së ngushëllimit dhe kjo përbën përhapje të paqes. Ai ngarkohet për një marrëdhënie të afërt personale me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ata vetë janë futur në paradoksin e vet, së pari ata nuk njohin Kosovën si shtet pastaj thonë se ka marrëdhënie të afërta me Qeverinë e Kosovës, pra këtu asgjë nuk ka kuptim dhe nuk ka vepër penale”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër, ajo ka treguar se në stacionin e policisë, si familje kanë dërguar rreth 200 kallëzime, raportime apo kërcënime, por që nuk është ndërmarrë asgjë.

“Ne në stacionin e policisë kemi me siguri 200 kallëzime, raportime, kërcënime, qoftë kundër meje, gruas së babait, apo babait. Në 5-6 vitet e fundit, nuk është ndërmarrë asgjë lidhur me këtë… pas të gjitha këtyre qëndron shteti”.

Po ashtu, në përfundim të intervistës, Klara Sandulloviq thotë se duhet “të kemi në mendje gjithmonë se kemi president të shtetit një ish-radikal i cili shkonte andej-këndej me pushkë dhe fliste se duhet vrarë 100 myslimanë për një serb”.

“Kjo është gjuhë e urrejtjes dhe ai duhet të shkonte në burg për gjuhë të urrejtjes e jo babai im që ka vendosur lule te një viktimë e pafajshme e moshës 7 vjeçe dhe gjithmonë duhet të kemi në mendje se Vuçiqi është i biri politik i Vojsllav Sheshelit i cili është kriminel lufte dhe i dënuar”, përfundoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 09/01/2024 09/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?