KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Festa në RS është ilegale, do të ketë pasoja për shkeljen e integritetit të Bosnjës
Rajon

BE: Festa në RS është ilegale, do të ketë pasoja për shkeljen e integritetit të Bosnjës

Kosova News
Kosova News 15:03 -09/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian e konsideron 9 janarin, që në Republikën Sërpska – entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë – konsiderohet si Dita e Republikës Sërpska, si festë antikushtetuese.

Kështu tha më 9 janar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili përsëriti se blloku evropian e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës si shtet të bashkuar, duke theksuar se në Bruksel dënojnë çdo përpjekje apo retorikë ndarëse.

“Pozicioni i BE-së ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i qartë për Bosnje e Hercegovinën. Ai pozicion është sovraniteti, integriteti territorial dhe rendi kushtetues duhet të respektohet. Të gjithë në Bosnje e Hercegovinë duhet ta kenë parasysh këtë. Të gjithë duhet të përmbahen nga retorika që vë në dyshim këto parime, sidomos në Republikën Sërpska”, tha Stano.

Sa i përket cilësimit të 9 janarit si festë jokushtetuese, Stano tha se ky cilësim bazohet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës.

“Kjo datë është antikushtetuese edhe për BE-në. Gjykata Kushtetuese [e Bosnjës] dy herë është shprehur se shpallja e kësaj date si ditë feste në Republikën Sërpska nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës”, tha Stano.

Ai u bëri thirrje edhe vendeve fqinje, sidomos Serbisë, që të mos vënë në dyshim në asnjë mënyrë integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës.

“Bashkëpunimi rajonal dhe fqinjësi e mirë janë vlera dhe kushte që duhet të respektohen nga të gjitha shtetet e rajonit që duan të integrohen në BE. Veprimet, deklaratat, apo gjestet që kanë ndikim negativ në bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë, që ndikojnë në thellimin e ndasive nuk ndihmojnë. Bëjmë thirrje, sidomos për Serbinë, që të veprojë me përgjegjësi dhe të mos vë në dyshim këto parime”, tha Stano, duke paralajmëruar se për ata që bëjnë veprime kundër integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës do të ketë pasoja serioze.

Ai u pyet për pasojat e mundshme, pasi lideri i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë kërcënime të vazhdueshme për shkëputjen e entitetit nga Bosnja, shkruan REL.

“Pasojat mund të jenë ato për të cilat do të pajtohen vendet anëtare. Ato mund të jenë personale, mund të jenë financiare, ekonomike apo të ndonjë lloji tjetër. Tashmë e kemi platformën për sanksione në rastin e Bosnje e Hercegovinës. Dhe kur të vlerësohet nga vendet anëtare se kemi arritur në momentin kur duhet thënë mjaft, atëherë mund të vendoset për të”, tha zëdhënësi i BE-së.

Më 9 janar, entiteti i Republikës Sërpska ka shënuar Ditën e Republikës Sërpska. Në manifestimet për këtë festë kanë marrë pjesë liderët serbë në Bosnje, por edhe nga Serbia janë shprehur qëndrime për bashkimin e serbëve në rajon dhe falënderime dhe mbështetje që Rusia i shpreh këtij entiteti.

Ndërkaq, lideri i këtij entiteti, Millorad Dodik, ka përsëritur mundësinë e shkëputjes së entitetit serb nga Bosnje e Hercegovina. Këto deklarata janë dënuar nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 09/01/2024 09/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?