KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sulmoi zyrtarin policor – Gjykata e Prizrenit e shpall fajtor ish- deputetin e NISMËS, Zafir Berishën (VIDEO)
Siguri

Sulmoi zyrtarin policor – Gjykata e Prizrenit e shpall fajtor ish- deputetin e NISMËS, Zafir Berishën (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 14:01 -09/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka shpallur fajtor ish-deputetin e NISMA-s, Zafir Berisha, për sulmin e ushtruar ndaj personit zyrtar, përkatësisht policit i cili i kishte shqiptuar gjobë trafiku.

Vendimi është marrë më 27 dhjetor 2023 në Gjykatën e Prizrenit.

Në aktgjykimin, të cilin e ka siguruar Telegrafi, shkruan se Berisha gjykohet për veprën penale si në diapozitiv të këtij aktgjykimi dhe i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajve.

Për këtë rast ekskluzivisht pati raportuar KosovaNews, duke sjell edhe VIDEO-n e kësaj ngjarje jo ë hijshme që kishte bërë ish- deputeti Berisha. VIDEON EKSKLUZIVE E GJENI KETU: – https://fb.watch/dxYxajLncy/

VIDEO EKSKLUZIVE: Ish-deputeti Zafir Berisha dje i sulmoi fizikisht policët e Kosovës

Por, gjyqtari i rastit Lulzim Hoxha e kishte aprovuar pranimin e fajësisë nga Zafir Berisha dhe e kishte llogaritur si rrethanë lehtësuese me rastin e shqiptimit të dënimit, i cili kishte vendosur të ishte 6 muaj burgim, por me pëlqimin e të pandehurit, dënimin me burgim e ka zëvendësuar me gjobë prej 1500 euro.

Në aktgjykimi thuhet se më datën 8 qershor 2022, rreth orës 14:40, në rrugën “Suzi Qelebi”, në Prizren, i pandehuri Zafir Berisha me dashje e ka sulmuar policin, përkatësisht të dëmtuarin Q. D., gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, për shkak të shqiptimit të tiketës për kundërvajtje.

Tutje, në aktgjykim thuhet se derisa Q. D. së bashku me dy zyrtarë tjerë policorë Sh. D. dhe Xh. H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar në rrugën e lartpërmendur, kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, përfshirë edhe veturën pronë e ish-deputetit dhe koordinatorit për siguri kibernetike.

Me të konstatuar parregullsinë në xhamin e veturës së Zafir Berishës, polici Q. D. vendos “njoftim për paraqitje obligative në stacionin policor dhe vendimin për kundërvajtje”, ku i pandehuri me të vërejtur zyrtarin policor i afrohet të njëjtit dhe i drejtohet me fjalët “çka ma ke lanë atë letër aty, kush je ti që më shënon gjobë he robt, ti nuk di kush jam unë, prej sot krejt robt kom me t’i q…., more fëmijët kam me të mbytë”.

Më pas, sipas aktgjykimit, i pandehuri me veprimet e tija i kanoset seriozisht se do ta sulmojë policin, fillimisht njoftimin për kundërvajtje e gris dhe copëzat e saj i hedh në fytyrë të Q. D. dhe i vërsulet të njëjtit për ta sulmuar.

I dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdor pajisjen zyrtare “Sprej OC”, duke e hedhur të njëjtën në drejtim të pandehurit, ku më pas i pandehuri largohet nga i dëmtuari.

Gjithashtu lexoni:

Pas publikimit të pamjeve të KosovaNews prokuroria nis hetimet ndaj shoqëruesit të Sami Lushtakut ku dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?