KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DigitAlb: Ne nuk i kemi larguar kanalet, kontrata me Artmotion është akoma në fuqi
Lajme

DigitAlb: Ne nuk i kemi larguar kanalet, kontrata me Artmotion është akoma në fuqi

Kosova News
Kosova News 17:45 -08/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kontrata ndërmjet DigitAlb-it dhe Artmotion është e vlefshme deri në fund të janarit 2024.

Kështu thonë zyrtarë të DigitAlb në një përgjigje për Buletinin Ekonomik, derisa shtojnë se nuk i dinë arsyet pse është shkëputur kontrata njëanshëm nga Artmotion, një muaj para kohe.

Sipas tyre, Digitalb nuk i ka larguar kanalet nga platformat kabllore dedikuar Kosovës, por kjo, thonë ata, është bërë nga partneri me të drejta ekskluzive në Kosovë, Artmotion.

Sipas DigitAlb, përgjigjen për shkëputjen e kontratës para kohe duhet kërkuar te Artmotion.

“Artmotion i ka hequr njëanshëm kanalet e DigitAlb sepse deri në fund të janarit 2024 ka pasë marrëveshje me neve. Është e vërtetë që ka pasur negociata për vazhdimin e marrëveshjes. Ne kemi kërkuar nga Artmotion që në marrëveshjen e re kjo kompani të mos e ketë më eksluzivitetin e Digitalb për Kosovë”, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve të DigitAlb, dhënë përmes telefonit për Buletinin Ekonomik.

Kërkesa e DigitAlb për Artmotion ishte që të lidhin marrëveshje pa të drejta ekskluzive, jo sikur ka qenë deri më tani, që të drejtat e kanaleve të DigitAlb operatorët tjerë në Kosovë kanë mundur t’i sigurojnë pas marrëveshjeve me Artmotion.

“Ne duam që disa operatorë të kenë të drejtën në kanalet e DigitAlb. Përkundër mosmarrëveshjeve aktuale, DigitAlb është shumë i interesuar që të jetë në çdo familje kosovare me kanalet e DigitAlb. E themi përsëri, ne jemi të hapur ndaj secilit operatorë në Kosovë për marrëveshje partneriteti”, thonë nga DigitAlb.

Ndërkohë nga Digitalb kanë shpejguar për Buletinin Ekonomik edhe historikun e bashkëpunimit me Artmotion.

Fillimisht marrëveshja e parë mes DigitAlb dhe Artmotion e nënshkruar me 1 maj 2022, me vlefshmëri deri në korrik 2028, ishte shkëputur pas 8 muajsh pas insistimit të Artmotion.

“Arsyeja e shkëputjes se marrëveshjes së parë ishte kërkesa e Artmotion që të reduktohen numri i kanaleve të DigitAlb, respektivisht të kontraktohen vetëm kanalet e SuperSport, TopChannel dhe kanalet e TV Klan”, thonë nga DigitAlb.

Me 31 dhjetor 2022 palët arritën marrëveshjen e dytë, të vlefshme deri në fund të janarit 2024. Edhe me këtë marrëveshje Artmotion i mbajti të drejat ekskluzive të DigitAlb për Kosovë, por tash vetëm për kanalet e SuperSport, TopChannel dhe TV Klan.

Nga ana tjetër, në një reagim publik të Artmotion, thuhet se heqja e kanaleve është bërë pasi ka skaduar marrëveshja mes tyre dhe DigitAlb-it.

“Ju njoftojmë se përmbajtja e ofruar në platformën tonë transmetohet në përputhje me afatet kohore të ëprcaktuara në marrëveshjet komerciale me bartësit e të drejtave të kanaleve përkatëse. Si rrjedhojë, kanalet që ishin siguruar përmes marrëveshjes me DigitAlb janë larguar, meqë ka skaduar marrëveshja mes ArtMotion dhe DigitAlb”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mijëra qytetarë thonë se janë mashtruar nga Art Motion duke u premtuar platformën e DigitAlb-it

Sipas tyre, ata kanë provuar të gjejnë zgjidhje për sigurimin e të drejtave për transmetim, mirëpo nuk kanë arritur të nënshkruajnë marrëveshje sërish në momentin e fundit.

“Për shkak të kompleksitetit të sigurimit të të drejtave programore, ArtMotion, përkundër përpjekjeve dhe bisedimeve për të siguruar përmbajtjen nga DigitAlb, nuk ka mundur të arrijë një marrëveshje të re për shkak të ndryshimeve në kushtet e negociuara në mes të palëve në momentet e fundit, veprim ky i cili na ka pamundësuar që të sigurojmë këtë marrëveshje”, kanë shkruar tutje nga ArtMotion.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit

Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

Mbyllet përkohësisht një segment i rrugës “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë

Kosova News 08/01/2024 08/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?