Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video në Facebook, në të cilën vërehet policia serbe në kufirin e Bërnjakut duke u kërkuar ryshfet mërgimtarëve tanë.
Sipas Bajqinovcit, polici serb u ka kërkuar ryshfet mërgimtarëve për të kaluar kufirin.
“Policia serbe duke e plaçkitur mërgatën në kufirin e Bërnjakut. Kjo video tregon se si polici serb ju kërkon ryshfet për të kaluar kufirin”, ka thënë Bajqinovci krahas videos.


