KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ortodoksët festojnë Krishtlindjen
Lajme

Ortodoksët festojnë Krishtlindjen

Kosova News
Kosova News 09:21 -07/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Miliona të krishterë ortodoksë morën pjesë në meshat e mbajtura në mesnatë për të shënuar Krishtlindjen ortodokse, një festë që ka mbetur nën hije për shumë persona për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Në Rusi, vendit me numrin më të madh të të krishterëve ortodoksë, besimtarët morën pjesë në meshat e mbajtura më 7 janar në kishat në Moskë dhe në mbarë vendin.

Në Ukrainë, ku shumica e të krishterëve identifikohen si ortodoksë, kjo ishte hera e parë që Krishtlindja, zyrtarisht në bazë të një vendimi të Qeverisë, nuk u festua më 7 janar, por më 25 dhjetor, në përputhje me traditat katolike romake dhe ato perëndimore.

Pavarësisht vendimit për mosfestimin e Krishtlindjes më 7 janar, vendim që e mori presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në korrik të vitit të kaluar, mijëra ukrainas shkuan në kisha dhe faltore në mbarë vendin, përfshirë edhe në manastirin e rinovuar Kiev-Peçersk, për të marrë pjesë në shërbesat e mesnatës.

Urdhri i Zelenskyt ishte një sinjal i radhës i përpjekjeve të Ukrainës për t’u larguar nga traditat e dominuara nga Rusia, teksa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet përvjetorit të dytë.

Më 2019, Kisha Ortodokse e Ukrainës u shkëput nga kontrolli shekullor nga Kisha Ortodokse e Rusisë, megjithatë mosmarrëveshjet për këtë çështje nuk janë zgjidhur krejtësisht. Një tjetër degë më e vogël e ortodoksisë ukrainase mbetet besnike ndaj Moskës dhe të dyja palët kanë mosmarrëveshje për kontrollin e manastirit në Kiev.

Një pakicë e konsiderueshme e të krishterëve ukrainas, veçmas në perëndim të Ukrainës, janë katolikë.

Në Rusi, presidenti Vladimir Putin, iu bashkua familjarëve të ushtarëve të vrarë në luftën në Ukrainë në një shërbesë private në rezidencën e tij në Novo-Ogarjovo, në periferi të Moskës.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Kremlini, Putin theksoi “përpjekjet e organizatave fetare që synojnë të mbështesin heronjtë tanë – pjesëmarrës në operacionin e posaçëm ushtarakë”, formulim që Kremlini përdor për t’iu referuar pushtimit të Ukrainës.

Për dallim nga viti i kaluar, Putin nuk bëri thirrje për armëpushim gjatë kësaj feste fetare.

Perëndimi ka vlerësuar se që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, Rusia ka pësuar mbi 320.000 viktima – të vrarë dhe të plagosur – ndërkaq të dhënat e Ukrainës në këtë drejtim besohet se janë të krahasueshme me ato ruse.

Krishtlindja ortodokse në Kosovë është festë shtetërore dhe festohet nga besimtarët ortodoksë në vend.

Në Serbi, besimtarët ortodoksë e shënuan festën duke djegur dushk jashtë kishave dhe faltoreve. Mijëra persona morën pjesë në shërbesën në Tempullin e Shën Savës, që është kisha më e madhe ortodokse në Ballkan.

Gjithashtu lexoni:

Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së

Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit

Konjufca e Hoxha takohen në Washington, flasin për zhvillimet e fundit

LVV padit Komunën e Prishtinës për shtrenjtimin e biletave të autobusëve

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Kosova News 07/01/2024 07/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës
17:02 -17/07/2026
Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë
16:43 -17/07/2026
Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?