Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëri po vazhdon të jetë në listën e vendeve evropiane më atraktive për t`u vizituar, sipas medieve botërore.
Rama, në një postim në Facebook, ka shpërndarë artikulli e medias franceze, ‘Le Figaro’, teksa bën me dije se 127 mijë turistë francezë vizituan Shqipërinë përgjatë vitit 2023.
“Fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar. Pas CNN, tani prestigjiozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër. 127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore”, shkruan Rama.
Viti 2023 shënoi një bum sa i përket numrit të turistëve që vizituan Shqipërinë, duke arritur në mbi 10 milionë, ndërsa pritshmëritë për këtë vit janë akoma edhe më të larta.


